Zemer Quotes

We've searched our database for all the quotes and captions related to Zemer. Here they are! All 8 of them:

Sa zor eshte ti futesh tjetrit ne zemer,ne koke! Po t'u shkruhej njerezve ne sy e ne fytyre mendimi , shpirti, rruga, puna, qellimi atehere bota do te kishte marr tjeter drejtim....Po shume fytyra jane si nata...dhe hajde kupto te lutem,se c'mbulon dhe c'fsheh nata!
Petro Marko (Qyteti i fundit)
O kanget qe fleni reliktet e mia, q'ende s'keni prekur as nje zemer te huej, vetem une po kenaqem me ju si femia, une-djepi juej; une vorri juej.
Migjeni
Kushdo qofte, edhe njeriu i vogel, nga ata qe nuk e turbullojne ujin, qe askujt s'i bien me qafe, qe rrojne me friken e perendise, por edhe me friken per veten, shkojne me mendjen te mos ngacmojne njeri se keshtu as ate vete nuk do ta ngacmojne, do ta lene te qete ne hallet e tij, nuk deshiron qe te tjeret te futin hundet ne jeten e perditshme qe ben, nuk ia ka enda te flasin ne e ka te ri apo te vjeter jelekun, ne i ka te reja apo me mballoma çizmet, nuk ia ka enda te marrin vesh te tjeret ç'eshte duke ngrene, çfare po shkruan?... E ç'te keqe paska, moj zemer, qe une, kur shoh xhadene te prishur, eci ne maje te gishtave, shkel me kujdes per te ruajtur çizmet? Pse duhet shkruar per tjetrin qe ndonjehere nuk ka para as per te pire nje gote çaj? Sikur qenka e thene dhe e vulosur qe njerezit, te gjithe sa jane, patjeter duhet te pine çaj. Po pse e udhes qenka te shohesh ne gojen e tjetrit per te ditur ç'cope eshte duke pertypur? A fyhet njeriu keshtu? Jo, shpirti im! Perse u dashka fyer tjetri kur ai s'te ngacmon?
Fyodor Dostoevsky
E shkuara ka caste dhe ore te hidhura, mos ma kujto per shembull, me pe me duar te lidhura, mos ma kujto! Per shembull me pe ne rruge te pire, mos ma kujto, Te pire e te humbur, te share e te grire, mos ma kujto! Per shembull me rrahen dy-tre vagabonde, mos ma kujto, Tek shihja nje grerez tek rrinte mbi gonxhe, mos ma kujto! Per shembull pesova diku nje disfate, mos ma kujto, Dhe gjumi s'me zinte me dite e me nate, mos ma kujto! Per shembull me pe duke ecur e qare, mos ma kujto, Mbeshtetur pas murit me zemer te vrare, mos ma kujto! Per shembull me pe duke ngrene e genjyer, mos ma kujto, Te prishur, te shturur, te rene e te thyer, mos ma kujto! Per shembull ne shtrat s'u bera per burre, mos ma kujto, I turpshem u drodha si qengj nen lekure, mos ma kujto! E shkuara ka ore dhe caste te hidhura, mos ma kujto, Ka drojtje dhe heshtje kur lipsen te thirrura, mos ma kujto!
Dritëro Agolli
Po behen pothuaj tri jave nga shetitja e nje Majit, por bashke me keto po behen edhe tri jave nga pershendetja tallese dhe e fundit e Poles. Mendoj, mendoj dhe habitem me vete: A me te vertete me ka dashuruar Pola? Atehere cfare dreq eshte kjo dashuri rinie? Une po! Kam dashuri, d.m.th., gezohem kur gezohen te tjeret dhe deshperohem, kur deshperohen ata. Mirepo, kete fare gezimi e deshperimi e ndiej edhe per cdo njeri te larget, madje edhe per Polen e per te gjithe. . ., por asnje nuk dua te kem pa pa perpara. . . I dua, por malli s’me merr! E shoh njerine si njeri per t’u pare, por jo per t’u adhuruar. Njeriu, qe do te adhurohet — qe do te dashurohet, desha te them — prej te gjitheve a prej nje njeriu s’eshte lindur ende. . ., por as qe ka per t’u lindur ndonje i tille! Pra, po them te drejten, se une e doja dhe e dua me gjithe zemer Polen, por me nje dashuri familjare, ashtu si i dua dhe motrat e mia. Sa here qe ka rene puna per te kercyer dance me te a te fjalosesha per ndonje gje, gjithnje e nderoja si njeri, pa anuar mendja per keq. E them kete, sepse ta dashurosh tjetrin ose tjetren per nje pune shtazore, atehere humbet cdo qellim njerezor dhe pastaj eshte e kote te dashurosh! Por ja qe doli ne shesh: -Te dua! - me tha si pa gje te keqe. - Fort mire! Me do? Edhe une te dua! U mbarua puna. Mirpo: - Pse nuk me dorezohesh? Ja kete mister nuk mund ta zgjidh. Per te dashuruar si moter a si njeri e kam dashuruar, por per ta dashuruar si kafshe, as qe me ka shkuar mendja. Por Pola me paska dashur per burre te saj. . . per jeten e saj! Ne qofte se ishte ndonje tjeter ne vendin tim, kete gje do ta quante si dashuri rinie; mirepo une nuk e quaj, dhe as qe kam pse ta quaj ashtu. Po, mik, nuk e quaj: mbasi u njohem mire me Polen, ajo eshte sjelle me shume miqesi me mua, aq sa me se fundi pati guximin perpara familjes se saj te me jepte nje dhurate. Por kjo s’ka ndonje rendesi, mbasi dhurata nuk eshte gje tjeter, vecse nje shprehje adhurimi njerezor, nje pasterti zemre per njeri-tjetrin. Me vone miqesia u kthye jo ne dashuri familjare, por ne dashuri hice, ne dashuri te rreme, se brenda saj fshihej: “Te me dorrezohesh!”. Ajo e mendonte jeten, te ardhmen e saj te siguruar fare mire me mua; vec kesaj, nga qe jam i pashem dhe terheqes, ajo donte te mertohej me mua. Thurr e c’thur enderra lumturie, enderra martese. Shiko tani se ku qendronte dashuria e Poles: tek e ardhmja e saj: eshte i mire dhe nuk do vuaj: pra: ka dashuri! Kete “te me dorezohesh!”, e mbajti te mbyllur ne zemren e saj shume muaj, me shprese, se do t’ia thoja une me pare. Mirpo, kur pa, se s’ia varja veshin fare per kete pune, atehere u detyrua te ma thote vete kete gje. Por, fatkeqesi per te! - Pse nuk me dorezohesh? . . . - Pse nuk mund. . . pse kam tjeter! - Keto fjale te mia i rane si bombe. E po atehere? Atehere gjithe shpresa e saj e bukur u varros sa pa lindur dhe pastaj, duke mos ditur se si ta mbronte veten, filloi te qaje: qante zemra e saj me lejen e arsyes per lumturine e enderruar, qe i vdiq. Puna e saj eshte porsi nje vdekje. Kur vdes njeriu, qajme pse pa ate na cenohet disi rruga e jetes. Keshtu pra, Pola, nuk qau dashurine time, por kujtimin e lumturise se saj! Dhe me se fundi iku! Sikur te me dashuronte me te vertete, Pola, edhe kur ia tregova lajmin e fejeses, ajo duhej te me dashuronte ashtu sikurse e dua une, me gjithe qe jam i lidhur me Aferditen. Mirepo, ajo jo, me dashuronte deri sa e shihte se po shkonte mbare interesi i saj, por kur e pa se ai ngeci atehere ngeci dhe dashuria e saj.
Sterjo Spasse (Why?!(Pse?!))
Perqafimi Jete e vdekje perqafuar, Nuku di se ku po vete: Shkon e ndal e rri menduar ne kalove edhe ne mbete. Ne ke lere a pereduar, Gjith dyshimi jete pas jete! Jete e vdekje perqafuar, Nuku di se ku po vete. Keshtu rrjedh dyke kenduar Endr' e zemeres se shkrete. Rrjedh si varg i pambaruar, Varg i thurrur vdekje e jete, Jete e vdekje perqafuar.
Lasgush Poradeci
Durimi Tashi me gas, tashi me lot, Tashi dhe nj'here, Duro durimin si per-mot E si perher. Mendo mendimin zemerak, Ndaj vjen te sjelle Sa leu e zjeu e shfreu me gjak Ne zemer felle; Sa pati shkrire aq embelsi Dyke kenduar, E vaj e zi e shkrumb e hi Te pambaruar; Dyke perflakur plot me gas, Plot afsh te ndritur, Nje mall te math qe me vjen pas, Kujtim-zhuritur; Vjen ku perplaset permi dhé, Ner ulerime, e greminuar si rrufe, Kjo jeta ime; Ku mban shtergaten me sa mund, Dhe kesaj radhe, E hapur krejt, gjer mu ne fund, Ah plag'e madhe; Fund e gjehene e ang i zi, Jete pas jete, Yll-dashuri! Hon-lemeri Qe mbaj me vete! Edhe mendoj mendim me lot, Me pervelime, Duroj durim te mbushur plot Me zemren t'ime.
Lasgush Poradeci
Zemra Bej e ri mendohem, Te mos t'aferohem, Ben e ri mendohesh Te mos m'aferohesh. Dhe ri bej e bejne Mos te shkoj andejne, Dhe ri e ben bejne Mos te shkosh ketejne. Ha! tek bej keshtuze, Hop! te shoh ketuze! Ha! tek ben ashtuze, Hop! buze-per-buze. Pa me puth nje here, Pa te puth dy here, Pa me puth tri here, Te puth tridhjet here, Uf! moj zemre-e mjere... Zemer-lule-e-vere, Gas-e-vrer-perhere, Zemer-kopsht-me-ere, Zemera-sketere.
Lasgush Poradeci