Kasol Quotes

We've searched our database for all the quotes and captions related to Kasol. Here they are! All 1 of them:

“
Kushtim Mëngjezi erdh, dhe hapi i tij i lehtë Ma ngriti gjumin që më kish në gji, Unë ika malit nga kasoll’ e qetë, Duke u endur me një shpirt të ri; Ma mbushe zemrën me dëfrim e jetë Lulja e vesuar gjithë njomështi; Një dritë hareje befas niste e ndrinte Përtërinte botën që të më përtërinte. Dhe si po ngjitesha nga lumi i dëlirë Pluskonte larg një mjegull pa pushim. Ajo më futi në një mugëtirë, Ma vrenjti rretheqark vështrimin tim; S’do ta shijoja pamjen aq me hirë, Ngaqë u mblodh një muzg, një turbullim; Pastaj prej resh u gjenda si i sulmuar, I vetëm e mes territ i mbuluar. Menj’herë dielli u duk të depërtojë, Në mjegull u ndërpa një qartësi. Këtej zu muzgu tatëpjetë të shkojë; Andej të ngjitë pyll e lartësi. Si desh ky syri im që ta vështrojë, Pas territ diellin, më me bukuri! Luftë e tejdukshme s’kishte përfunduar, Erdh një shkëlqim, dhe mbeta i verbuar. Nuk ta them emrin. Shumëkush mbi tokë Ta thotë shpesh, të quan si të tij, Sikush për shenjë ty të ka në kokë, Po drita jote i sjell vështirësi. Ah, kur gaboja, kisha shumë shokë, Sot që të njoh, jetoj krejt në vetmi; Se lumturinë e ndiej vetëm fare, S’ia shfaq asnjërit dritën magjistare. Ajo po qeshte, e tha: - Tani kupton Pse ta zbulova aq pak këtë pëlhurë! Sapo shikon që rëndë më s’gabon, Sapo më s’je çunak ti, si moskurrë, Dhe nuk përmbush detyrën posi burrë! Sa shquhesh ti ngado për ndonjë vlerë? Kupto, jeto në paqe me të tjerë! Më fal, bërtita, s’kisha keqmendim; T’i hap se koti sytë e mi përherë? Vullnet gazmor jeton në gjakun tim, E njoh dhuratën tënde plot me vlerë! Të tjerët do t’i mbush me atë bekim; Më s’do ta fsheh talentin asnjëherë! Kërkova rrugën aq me dashuri, Dhe mos t’ua them vëllezërve të mi? Dhe siç po flisja, qenia e mrekulluar Më pas me zemër dhe me mëshirim; Në sytë e saj sakaq para lexuar Çfarë kisha bërë drejt e çfarë gabim. Më qeshi, e ndjeva veten të shëruar, Për gaz të ri m’u ngrit mendimi im; Tani, pra, mundja, me besim pa anë, T’i qasesha, ta shihja më nga pranë. Ajo e zgjati dorën që ta kapë Të lehtë si dhe pahun avullor; Dhe duk’e prekur fillmëndafshtën napë Kjo shkriu, u zhduk rrethimi mjegullor. E shtija syrin mbi luginë prapë, Mund ta sodisja qiellin madhështor; Asaj i derdhej cipa m’e kulluar Rreth shtatit t’hijshëm duke valëzuar. - Të njoh, ta di çdo dobësi të kotë, T’i di të mirat që ti ke gjithnjë, - Më tha kështu, përjetë e ndiej si thotë, - Pra, merr ç’të taksa prej qëkuri: asgjë Nuk i mungon të lumturit në botë, Që merr këtë dhuratë që u përbë Me muzg mëngjesi e diell qartësie: Prej së vërtetës - cipë poezie. Kur ti dhe miqtë ndieni zagushi Në mes të ditës, hidheni në erë! Sakaq ju mvesh me ledha një freski, Një afsh e duf prej lulesh plot me erë, Pushon t’ju shqetësojë dheu i zi, Si shtrat i butë bëhet varri i mjerë, Qetohet vala e jetës së tërbuar Dhe dita e nara ndritin pa pushuar. Pra, eni shokë, kur duke rënduar Ngarkesë e jetës shumë ju mundon, Kur udhën tuaj fati i mrekulluar Me lule e pemë t’arta jua bekon, Drejt ditës s’ardhme shkojmë të bashkaur! Ajo në jetën vjen na lumturon Dhe nipërve, kur t’ikim përgjithmonë, Iu bëftë gaz kjo dashuria jonë! E përktheu: L. Poradeci (nga: J.V. Gëte, Vepra të zgjedhura 3 - Poezi, Botimet Rilindja, 1989)
”
”
Johann Wolfgang von Goethe