“
Shkodra ne zheg
E zhegu jeten edh’ e shafite
e krejt qyteti disi kolomendet;
heshtin pirajkat, heshtin avlimendet,
e n’at heshti mbretnon e bardha drite.
Vec ndonje cikrik pusi tur kersite
degjohet hove-hive e’ i hap qi endet
vetmimtar n’zheg,msa flejn’ njerzit e sendet,
edhe kadalkadal vjen tu’u avite.
Oh, shqetija fmijnore,n’moshe’ t’prarueme !
Nana na vente, n’zheg ne fmijjt,me fjete
per t’i dhan me gjum’ t’on’, pak pushim shpis…
Por na sa ndiejshem ngjat at hap, n’te shtrueme
s’na zente vendi vend: rrijshim t’paqete,
pse at hap e ndiqte britma e hallvaxhis!
”
”