“
Kur të më jesh e zemëruar
Ti m`u rrëfeve për sëpari shkrepëtimtare në stoli,
Un` ëndërrova se në zemër po më valon një mall i ri.
O,c`ka që m`u venit qipalla me kaq të ngjethur të pafaj?
Haj!shkretëtirë-e-zemrës`s`ime!Dhe haj!e zeza jetë,haj!
Posi një yll i perënduar më pate humbur gjith më larg...
Nga malli yt i thura fjalët gjith sërë-sërë-e-varg-e-varg;
E cdo mendim e pata tretur vetëm n`ërgjënd e në flori,
O,vashë-e lotit të zhuritur që vetëtin nër syt` e mi.-
Prej largësisë së pa anë kalon durimi mot-me-mot...
Pas kaqe kohë dhemshurije,ndaj vëndi-i lum as eja sot!
Në gjirin t`ënd të llaftaruar m`a lerë mëndjen t`a humbas,
Të ndjej si zemra më gatohet plot me dëshir` e plot me gas.
Ti buzëqesh-më-zilitare,e më ckëlqe si vetëtim,
E më vështro me sy pëllumbi drejt mun në fund të shpirtit t`im;
Se gazi-i-kthjellt` i lumtërisë,që cel si lulja në mëngjes, Si lule-e pastër do më mbijë në krahruar mun në mes:
Kur të më jesh e zemëruar,më shpirt të vrarë-e varfnjak,
N`e mbajc në zemër zembëratën,prej helmit t`ënd s`do heq
aspak;
S`do psherëti n`e lënc të vdesë,a në `m`a thënc,në mos m`a
thënc
Mjafton një mvrejtje-e buzës s`ate,që të më bësh të prishem
menc.
”
”