Keqing Quotes

We've searched our database for all the quotes and captions related to Keqing. Here they are! All 10 of them:

Ky është problemi me pijen, mendova, derisa po i mbushja vetes një gotë. Nëse ndodh diçka e keqe ju pini në përpjekje për ta harruar, në qoftë se ndodh diçka e mirë ju pini me qëllim për ta festuar, dhe në qoftë se nuk ndodh asgjë pini për të bërë diçka të ndodhë.
Charles Bukowski
Kushdo qofte, edhe njeriu i vogel, nga ata qe nuk e turbullojne ujin, qe askujt s'i bien me qafe, qe rrojne me friken e perendise, por edhe me friken per veten, shkojne me mendjen te mos ngacmojne njeri se keshtu as ate vete nuk do ta ngacmojne, do ta lene te qete ne hallet e tij, nuk deshiron qe te tjeret te futin hundet ne jeten e perditshme qe ben, nuk ia ka enda te flasin ne e ka te ri apo te vjeter jelekun, ne i ka te reja apo me mballoma çizmet, nuk ia ka enda te marrin vesh te tjeret ç'eshte duke ngrene, çfare po shkruan?... E ç'te keqe paska, moj zemer, qe une, kur shoh xhadene te prishur, eci ne maje te gishtave, shkel me kujdes per te ruajtur çizmet? Pse duhet shkruar per tjetrin qe ndonjehere nuk ka para as per te pire nje gote çaj? Sikur qenka e thene dhe e vulosur qe njerezit, te gjithe sa jane, patjeter duhet te pine çaj. Po pse e udhes qenka te shohesh ne gojen e tjetrit per te ditur ç'cope eshte duke pertypur? A fyhet njeriu keshtu? Jo, shpirti im! Perse u dashka fyer tjetri kur ai s'te ngacmon?
Fyodor Dostoevsky
Një ëndërr e keqe. Për njeriun që gjendet brenda këmbanës së qelqtë, i zbrazët dhe i bllokuar si një foshnjë e vdekur, vetë bota është një ëndërr e keqe.
Sylvia Plath (The Bell Jar)
Mos shkruaj gjë kur je me nerva; sepse, kur plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo çfarë mund të jetë ajo e pendës.
Sami Frashëri
Kurrë nuk është një njeri tërësisht i shenjtë apo tërësisht mëkatar. Ne na duket kështu, sepse i jemi nënshtruar mashtrimit, sipas të cilit koha është diçka e vërtetë. Koha nuk është e vërtetë, Govinda; unë e kam ndier e mësuar këtë shumë shpesh. Dhe nëse koha nuk është e vërtetë, atëherë edhe largësia që duket se ekziston mes botës dhe përjetësisë, mes vuajtjes dhe lumturisë, mes të keqes dhe të mirës nuk është e vërtetë.
Hermann Hesse (Siddhartha)
«Si vallë arritën të ndjeheshim mirë në atë lloj vetmie, ë?!» «Vetmia s’është gjithnjë e keqe…», mu përgjigjë Tina. «Si s’qenka e keqe? Asnjë prej librave që kemi lexuar atje, nuk gjendet këtu. Tërë këta tituj këtu, të panjohur atje. Qindra libra dhe autorë që s’i kemi pasur dot në moshën e formimit të mendjes e shijes…» Tina heshti për pak. Për të më lënë të merresha me veten. «Është mirë të ndjerit e mungesës, edhe me vonesë…», shtoi pas pak. «Si ta ndjenim mungesën, kur s’dinim ç’kishim?» «Mungesat ndjehen kur u vjen hera…»
Faruk Myrtaj (Atdhe tjetër)
Po behen pothuaj tri jave nga shetitja e nje Majit, por bashke me keto po behen edhe tri jave nga pershendetja tallese dhe e fundit e Poles. Mendoj, mendoj dhe habitem me vete: A me te vertete me ka dashuruar Pola? Atehere cfare dreq eshte kjo dashuri rinie? Une po! Kam dashuri, d.m.th., gezohem kur gezohen te tjeret dhe deshperohem, kur deshperohen ata. Mirepo, kete fare gezimi e deshperimi e ndiej edhe per cdo njeri te larget, madje edhe per Polen e per te gjithe. . ., por asnje nuk dua te kem pa pa perpara. . . I dua, por malli s’me merr! E shoh njerine si njeri per t’u pare, por jo per t’u adhuruar. Njeriu, qe do te adhurohet — qe do te dashurohet, desha te them — prej te gjitheve a prej nje njeriu s’eshte lindur ende. . ., por as qe ka per t’u lindur ndonje i tille! Pra, po them te drejten, se une e doja dhe e dua me gjithe zemer Polen, por me nje dashuri familjare, ashtu si i dua dhe motrat e mia. Sa here qe ka rene puna per te kercyer dance me te a te fjalosesha per ndonje gje, gjithnje e nderoja si njeri, pa anuar mendja per keq. E them kete, sepse ta dashurosh tjetrin ose tjetren per nje pune shtazore, atehere humbet cdo qellim njerezor dhe pastaj eshte e kote te dashurosh! Por ja qe doli ne shesh: -Te dua! - me tha si pa gje te keqe. - Fort mire! Me do? Edhe une te dua! U mbarua puna. Mirpo: - Pse nuk me dorezohesh? Ja kete mister nuk mund ta zgjidh. Per te dashuruar si moter a si njeri e kam dashuruar, por per ta dashuruar si kafshe, as qe me ka shkuar mendja. Por Pola me paska dashur per burre te saj. . . per jeten e saj! Ne qofte se ishte ndonje tjeter ne vendin tim, kete gje do ta quante si dashuri rinie; mirepo une nuk e quaj, dhe as qe kam pse ta quaj ashtu. Po, mik, nuk e quaj: mbasi u njohem mire me Polen, ajo eshte sjelle me shume miqesi me mua, aq sa me se fundi pati guximin perpara familjes se saj te me jepte nje dhurate. Por kjo s’ka ndonje rendesi, mbasi dhurata nuk eshte gje tjeter, vecse nje shprehje adhurimi njerezor, nje pasterti zemre per njeri-tjetrin. Me vone miqesia u kthye jo ne dashuri familjare, por ne dashuri hice, ne dashuri te rreme, se brenda saj fshihej: “Te me dorrezohesh!”. Ajo e mendonte jeten, te ardhmen e saj te siguruar fare mire me mua; vec kesaj, nga qe jam i pashem dhe terheqes, ajo donte te mertohej me mua. Thurr e c’thur enderra lumturie, enderra martese. Shiko tani se ku qendronte dashuria e Poles: tek e ardhmja e saj: eshte i mire dhe nuk do vuaj: pra: ka dashuri! Kete “te me dorezohesh!”, e mbajti te mbyllur ne zemren e saj shume muaj, me shprese, se do t’ia thoja une me pare. Mirpo, kur pa, se s’ia varja veshin fare per kete pune, atehere u detyrua te ma thote vete kete gje. Por, fatkeqesi per te! - Pse nuk me dorezohesh? . . . - Pse nuk mund. . . pse kam tjeter! - Keto fjale te mia i rane si bombe. E po atehere? Atehere gjithe shpresa e saj e bukur u varros sa pa lindur dhe pastaj, duke mos ditur se si ta mbronte veten, filloi te qaje: qante zemra e saj me lejen e arsyes per lumturine e enderruar, qe i vdiq. Puna e saj eshte porsi nje vdekje. Kur vdes njeriu, qajme pse pa ate na cenohet disi rruga e jetes. Keshtu pra, Pola, nuk qau dashurine time, por kujtimin e lumturise se saj! Dhe me se fundi iku! Sikur te me dashuronte me te vertete, Pola, edhe kur ia tregova lajmin e fejeses, ajo duhej te me dashuronte ashtu sikurse e dua une, me gjithe qe jam i lidhur me Aferditen. Mirepo, ajo jo, me dashuronte deri sa e shihte se po shkonte mbare interesi i saj, por kur e pa se ai ngeci atehere ngeci dhe dashuria e saj.
Sterjo Spasse (Why?!(Pse?!))
Ai kishte dëgjuar më parë avionët të bënin zhurmë të sforcuar po jo si kjo kërkëllitje e metalit rreth e rrotull tij, sikur perçinat po dilnin vendit si ca kopsa të jakave të modës së vjetër. Veç kësaj, krahët qenë shumë të hollë. Edhe në një ditë të qetë e blu, po t'i shihje ato të dridheshin do të thoshe: një çift fletësh hekuri, ja se ç'janë. - Viktor, po anohemi gjithnjë e më tepër... S'kam parë kurrë kaq keq. Asnjë koment. S'mund të mohohej ajo që dukej. Avioni hidhej poshtë e lart si një kartë bixhozi. - Në qoftë se rrëzohemi... - Do të jetë faji im. Unë të futa këtu. Qe një çast fluturimi i rrafshtë, pa lëkundje. Viktori u habit që ritmi i zemrës së tij nuk qe rritur. As nuk e mbajti frymën dhe as nuk u djersit kur avioni nisi të bjerë përsëri. - Ti sikur s'çan kokë dhe aq, - tha Katrina. - Sigurisht që çaj. - Dëgjo Viktor. Nëqoftë se vdekja është përpara çdo minute, nëqoftë se do të përfundojmë në ujë... Dua të të pyes të më thuash diçka. - Mos e fillo këtë Katrinë. - Është fare e thjeshtë. Dua thjesht ta thuash këtë... - Lëri këto budallallëqe, Katrina. Në një kohë të tillë si kjo, të më pyet. E çfarë? Për dashurinë? - Zemërimi e bëri zërin e tij të ngjante përsëri me një flaut. Goja iu zmadhua dhe mustaqet gjithashtu iu zgjeruan. Ai qe gati të fliste edhe më ashpër. Ajo e ndërpreu: - Mos u bëj kështu me mua tani, Viktor. Nëqoftë se ne do të biem, pse nuk do të doje ta thoje këtë?... - E kape këtë rast për të më përdredhur krahun. - Në se ne nuk e duam njëri-tjetrin, atëherë çfarë bëjmë ne? Pse ndodhemi këtu? - U ndodhëm se ti je një grua dhe unë jam një burrë, ja pse ndodhemi këtu. Ç'mendim të çuditshëm që kishte: ateistët pranojnë ritin absolut. Gruaja këmbëngul dhe burri që po vdes, tund kokën. Pse jo? Pas pak, ata ndjenë ngritjen e kontrolluar të avionit. Ai kishte gjetur përsëri një shtresë të butë ajri dhe po fluturonte qetësisht. Ende në ankth, Katrina nisi të mendojë rreth atyre ç'i kishte shtënë në kokë fortuna. - Tani jemi mirë, - tha Viktori. Ajo ndjeu se ishte shumë më pak mirë se ç'kishte qenë ndonjëherë. O zot! Sa shumë humba, mendonte ajo. Dera e kabinës u hap dhe piloti i dytë tha: - Jeni mirë? Ishte rrugë e keqe. Por për një minutë jemi mbi Çikagon e jugut. - Një lumë fjalësh, një kërkëllitje e pakuptueshme erdhi nga kulla e kontrollit në Miduej. Viktori qe i qetë dhe dukej edhe me humor të mirë. Ç'vetëpërmbajtje kishte ai njeri! Dhe nuk t'i përmendte kundër teje, gjërat qesharake. E kishte shumë të mirë këtë gjë. Atje në spital, për shembull. Ai nuk mund të thoshte: "Të dua". Kjo do të qe shfajësim. Katrina vente e vinte nëpër fjalët e thënë nga ai e ajo, ndërsa avioni u afrua pranë tokës dhe u ul. I kishte mbetur mendja te të gjithë ato edhe kur i kaluan te helikopteri, nën fshikullimën e helikave. Vajzat e shërbimit aty, qenë të mësuara. Ato sikur thoshin: Mos u mërzit e dashur, dashuria do t'i zgjidhë problemet e tua. Bëje veten të meritueshme dhe do të dashurohesh. fq.126-128
Saul Bellow (Him With His Foot in His Mouth and Other Stories)
Ai nuk e dinte sesi ishte të të godiste realiteti dhe sa e tmerrshme ishte që bota të të tregonte anën e saj më të keqe që në vogëli.
Dëfrim Çeka (Jetë të humbura)
Kjo gjë, e mirë apo e keqe, më ka ndryshuar. Indiferenca që kam fituar është e frikshme. Ai që isha para disa vitesh nuk është më, ka shkuar me kohën. Kur jemi të vegjël duam të ndryshojmë botën, kur rritemi është bota që na ndryshon ne. Na ndryshon, sepse ndiejmë dhimbje. Kur ndien dhimbje, ndryshimi është i pashmangshëm. Është e pamundur që të mbetesh i njëjti njeri. Disa njerëz dhimbja i forcon, ndërsa të tjerët i mposht. Sa për mua…? Epo... as vetë nuk e di...!
Dëfrim Çeka (Jetë të humbura)