Gjergj Kastrioti Quotes

We've searched our database for all the quotes and captions related to Gjergj Kastrioti. Here they are! All 1 of them:

“
Kushtrimi i Skanderbeut Ç’asht moj Zanë kjo gjamë nga malet, Ç’asht kjo ushtimë që kurr nuk ndalet, L’shon kushtrimin Skanderbeu, Dridhet toka, tundët dheu. N’kambë shqiptarë ju me u çue, Me ngjesh armët me luftue, Ka ardhun dita e Lirisë, Dërmen me ia dhanë Turkisë. N’kala t’Krujës valon krenar, Njaj flamuri fitimtar, Njaj flamuri kuq e zi, Që në shekujt veç ka pri. N’Lezhë shpejt mblidhet nji kuvend: Flasin princat rend me rend, Skanderbeu nji fjalë ka thanë: Të bashkuem t’jemi të tanë. Lezhë qytet i Ilirisë, Mblodhe burrat e Shqipnisë, N’krye qëndron Gjergj Kastrioti, I Shqiptarve Princ Kryezoti. Pa ndigjo Sulltan Murati, Për njat kryq që mbaj në gji, Me marrë Krujën je ba gati, Gjithë ushtrinë kam me ta gri! Fort tërbue asht Sulltani, E ka dyndun gjithë ushtrinë, Rrethim Krujës veç i bani, Ban hesapet pa hanxhinë. Se jo, Kruja nuk dorzohet, Skanderbeu fort e mbron, Njaj Murati krejt tërbohet, Prej trishtimit ma nuk rrnon. Gjith Evropa n’kamb asht çue, Mbretën, Roma e Venediku, Skanderbeu qoftë nderue, Na ka mbrojt prej çdo rreziku. Emni i tij me shkronja t’arta, Rrin i shkruem në Histori, Me levdatat ma të larta, Përjetsisht i qoftë lavdi! Çdo shqiptar për të krenohet, Për kët Princ e luftëtar, Brez pas brezi do të kujtohet, Si ma i Madhi Hero Kombëtar!
”
”
Ernest Koliqi