Aq Quotes

We've searched our database for all the quotes and captions related to Aq. Here they are! All 76 of them:

Nothing new has ever happened to aq son of Adam, she said. Everything has already been lived and everything has already been told. If only we listened to the stories.
Laila Lalami (The Moor's Account)
Duhet te qendrojne larg njeri-tjetri si fatkeqet ashtu dhe te varferit, keshtu nuk do te rendoheshin nga njeri-tjetri. Ju shkaktova aq shume fatkeqesi, qe s'i kishit patur kurre me pare ne jeten modeste te vetmitarit. Kjo me brengos, ma derrmon shpirtin.
Fyodor Dostoevsky
Kur shihte se të tjerët nuk mahniteshin aq fort sa ç'e kishte pritur, ai i rikthehej fillimit. Në qytet bëhej nami, kurse ata ishin si në humbellë. Ishim në një kohë që s'është më, më kupton? Koha ecën, orët, dita, të gjitha ecin, kurse ti mbetesh në diçka që s'di si ta quash. Kohë pa kohë. Nën zero...
Ismail Kadare (Darka e gabuar)
ajzat ishin te bardha si endrra e mengjesit por fatkeqesisht , po aq te pakapshme si endrra.
Ismail Kadare (The Siege)
Membaca adalah guru terbaik dalam hidup ku, karena dengan membaca aq mengerti banyak hal dan dengan membaca aq mampu melihat sisi lain dari dunia ini.
Dee Lestari
AQ could not defeat us, but we could undermine our own institutions and threaten our own liberties if we overreacted.
Henry A. Crumpton (The Art of Intelligence: Lessons from a Life in the CIA's Clandestine Service)
Humbësit ashtu si autodidaktët kanë gjithnjë njohuri më të mëdha se fitimtarët. Nëse dëshiron të jesh fitimtar, duhet të dish vetëm një gjë e të mos humbasësh kohën për të mësuar gjithçka. Kënaqësia e erudicionit është vetëm për humbësit. Sa më shumë të dish, aq më keq mund të të shkojnë gjërat.
Umberto Eco (Numero zero)
SR: "We are talking of a world war." AQ: "And that makes you sweat, son?" SR: "Heavens, man! Doesn't it you?" AQ: "This is Africa, dear boy. Sweating is what we do." ~Alan Quartermain and Sanderson Reed
Alan Moore
Sa më e pabesueshme të jetë një histori, aq më lehtë e besojnë njerëzit atë.
Christine Grän (Die Hochstaplerin)
- Doni të dini me të vërtetë se kush jam? - Po, këtë dua të di. - Në kuptimin e mirëfilltë të fjalës? - Po. Në kuptimin e mirëfilltë.. - Dijeni, pra: jam tip më vetë! - Tip më vetë? - thirri vajza dhe kukurisi hareshem, shpenguar, si ata që kanë kohë që nuk kanë qeshur me gjithë shpirt. - Qënkeni i lezetshëm! Ulemi në këtë stolin këtu? Nuk kalon kush në këtë vend, s'na dëgjon njëri. Pa hë, tregoni tani për veten. Se, sado që thoni se nuk keni historira, nuk kam si e besoj, doni të më fshiheni... Po më parë më thoni se ç'do të thotë kjo: tip më vetë? - Po ja, njeri origjinal, jo si të gjithë, qesharak njeri! - i thashë dhe ia krisa i pari të qeshurit, ashtu si bëri ajo pak më parë. - Punë karakteri është. Po ç'do të thotë ëndërrimtar, e dini? - Ëndërrimtar? E si s'e ditkam? Unë jam vetë ëndërrimtare. Rri ulur pranë gjyshes dhe ç'nuk më shkon në kokë! Tjerr e tjerr histori në qejfin tim! Deri për martesen me princ kinez... S'është dhe aq keq të ëndërrosh! Ama, edhe këtë si ta marrësh, sepse në ke për ç'të mendosh në të vërtetë, ëndërrimet nuk kanë ç'të duhen, - shtoi mjaft serioze. - E po, bukur fort! Në paskeni patur në ato ëndërrimet tuaja martese me princ kinez, del që më kuptoni si s'ka më mirë. Dëgjoni, atëherë... Por më parë emrin. Ju si quheni? U kujtuat, më në fund! Më mirë vonë se kurrë! - Vërtet! Keni të drejtë! Po ja qe edhe pa të e ndiej vetën aq mirë me ju!... - Më quajne Nastenjka. - Vetëm kaq? - Po pse pak ju duket? S'u kënaqkeni kollaj ju!... - Jo, s'më duket pak!... Nastenjka, qenkeni shpirt njeriu! Që me takimin e parë më jeni Nastenjka... - Ashtu, de!
Fyodor Dostoevsky (White Nights)
Sa me teper te dine njerezit per njeri-tjetrin, aq me shume keqkuptohen. Dhe sa me shume qe njihen me shoqi-shoqin, aq me te huaj behen. Ja, merre si shembull familjen Haze: ata ia dine te gjitha njeri-tjetrit dhe nuk honepsen dot, a thua se jane te huaj dhe shkuar te huajve. Ajo vuri ne koke kapen e vogel dhe e provoi perpara pasqyres. - Keto qe po rrefen ti Robi, jane gjysme te verteta. - Te gjitha te vertetat kete te mete kane, - iu pergjigja une. - Me tej s'arrijne dot kurre. Prandaj jemi njerez. Si do t'i vinte halli me te vertetat e plota? S'do te jetonim dot!
Erich Maria Remarque (Three Comrades)
Ti, o njeri, natyrisht edhe unë, që po të shes aq mend, nuk jemi veçse krijesa që qëndrojmë pezull ndërmje ndershmërisë pa fill dhe pandershmërisë pa fund! Nuk jemi veçse të qenme të gjalla, që notojmë ndërmjet asaj që quajmë të vërtetë dhe asaj që quajmë gënjeshtër! Po e them këtë gjë, sepse duhet ti marrim parasysh dy faqet e njeriut, e jo vetëm njerën, si bëjmë sot. Dhe...unë, që po flas ndofta si në tym, e kam njërën faqe të bardhë, kurse tjetrën të zezë pis, po ashtu e ke edhe ti, edhe… të gjithë ata që quhën njerëz. Në qoftë se do që të vërtetosh se te çdo njeri sundon ndershmëria, shih veten tënde dhe do të gjesh sigurisht atë që quhet e vërtetë: i ndershëm-i pandershëm a i pandershëm-i i ndershëm! Unë njoh pra vetëm punë të ndershme, por njerëz… Ja, kështu mund t’u dukem katundarëve të mij i poshtër, por për veten time dhe shokët e mij jam njeri me nder, jam trëndafil.
Sterjo Spasse (Why?!(Pse?!))
Më kish ndodhur të udhëtoja dendur me atë tren lokal, isha mësuar me të, s'kish pse të më dukej i çuditshëm. I çuditshëm më ngjante vetëm pasi dikush, që vizitoi vendlindjen time, vërejti se ky tren ecte aq ngadalë sa mund të zbrisje prej vagonit të fundit, të ndizje cigarin te një këmbësor dhe të hipje sërisht në të.
Faruk Myrtaj (Atdhe tjetër)
Hodha syte perjashta nga varrezat e lagura prej shiut dhe pashe guret e varreve, qe ishin mbuluar me gjethe te venitura dhe te felliqura. Mjegulla, porsi nje kafshe e zberdhulet, ua kish thithur gjate nates lengun e gjelber gjetheve te pemeve; tani ato vareshin te mekura e te nemitura neper dege; cdo gulsh ere, sado i lehte, kepuste nga nje dhe e rrezonte ngadale ose e fluturonte tutje... Dhe une, ashtu papritur e pakujtuar, si nje te therur te mprehte e mizore, e ndjeva per here te pare qe po afrohej ndarja, qe ajo po behej e vertete, po aq e vertete sa vjeshta, e cila ish zvarritur fshehurazi neper ato dege pemesh atje perjashta dhe kish lene pas gjurmet e saj te verdha.
Erich Maria Remarque (Three Comrades)
Kanga e të burgosunit Nëpër hekra të kryqzuem të dritores seme shof qiellën të coptueme në katërdhetë copë edhe shof diellin sa një pare serme - aq larg asht qielli nga e emja gropë. E kjo gropë e eme e ka emrin burg. E dini se burgu nuk asht për dëfrim. Prandaj burg' i em asht shum i ultë dhe më bani palmuç dhe më mbyti në trishtim. Hekrat e kryqzuem dhe ndërgjegj' e eme, dy anmiq të betuem, luftojnë dit' e natë; por hekr' i fortë e mund ndërgjegjen teme dhe në dëshprim përplasem si një qen i ngratë. E kur nata vjen dhe xhixhillojnë hyjt gëzohem fort, se hekrat nuk m'i kryqzojnë syt', por t'u sjellmen mbrapa shof dritën e smutë edhe hijën teme tu' u zgjatë në murt si një kërcnim ligji, posi një dajak. Dhe atëher tërbohem dhe urrej pa masë dritën, hijën, vetën, muret edhe hekrat edhe e ndjej vetën lua të ndryem në kafas. Nëpër hekra të kryqzuem të dritores seme shof qiellën të coptueme në katërdhetë copë dhe zemra e eme ndien po aq të breme në mes të katër murve sii në një gropë.
Migjeni
Poetët bëjnë dashuri ndryshe nga ne, komplet ndryshe plako. Kanë ngjyra të tjera në kokë, bile dhe seksi i tyre është më i hijshëm. Bëjnë dashuri në krevate librash mbushur me petale vargjesh; në kokën e tyre të sëmurë krijojnë aktin e parë. Poetët qeshin pa hapur gojën dhe e mbyllin me sy mbyllur për të puthur më mirë, sepse nuk janë si ne. Poetët nuk të prekin, por përkedhelin format e trupit në flokët e tu të ashpër, një krijesë e zhdukur e ndonjë pylli të errët është në krevat me ta. Të mbulojnë me frymën e tyre derisa ndihesh i sigurt. Përshpërisin fjalë që nuk njihje, e je i lumtur, sepse duket qartë që do të mësosh diçka të re. Do kesh një fron në një mbretëri tjetër dhe lëpin buzët nga kënaqësia, sepse ajo që po dëgjon është Zgjidhja e të gjitha problemeve. Buzëqesh sepse ke prekur gjithçka duhet të prekje dhe ke shlyer borxhin tënd me veten e tashmë je i lirë në një mënyrë të re. Zbulon me habi që dy njerëz nën një batanije kanë më shumë hapësirë se sa kishe menduar ndonjëherë. Të vjen keq që ka aq shumë vend bosh, e ti vendin do ta përdorësh, do ta mbushësh. Dhe vendos që aty mund të fusim një fëmijë, këtu një divan, këtu një shëtitje të dielën e s'ke frikë, sepse poeti të bërtet fjalë të sigurta në kokë e ti ndihesh mirë. Pastaj... pastaj, poetët të braktisin, për herë të parë e të fundit.
Darien Levani (Poetët bëjnë dashuri ndryshe)
Luli i vocërr Askush s'e njef Lulin. As shokët e tij, që përpara tij lozin, nuk e njofin. Ma mire me thanë se e njofin, por ata lozin për hesap të vet e Luli i shikon për hesap te vet. Sot gjithkush ka punet dhe telashet e veta, ashtu dhe fëmijtë, ashtu dhe Luli. More Lul! Shumë heret ke fillue me shikue punën tande! Kur Luli hyn n'oborr të shkollës, buza i qeshet nga pak, por askuj, asnji fjalë s'i thotë. Ecë ngadale, tue shikue djathtas e majtas, po gjithnji tue ecë deri sa të mbrrijë në cak të vet. Aty, te dera e rruginës shkollore, shumë i pëlqen të qëndrojë. Aty asht caku i tij, i praruem me rrezet e ngrofta të diellit në këto ditët e vjeshtës. Mbështetet Luli për mur, grushtat e vogjël i shtje ndër xhepa, hundën picrroke të kuqun nga të ftoftit e mëngjesit ja sjell diellit dhe...shikon. Gjaja që ma tepër tërhjek vëmendjen janë çizmet që i kanë të veshun disa shokë të tij. Sa te bukura janë! Si shkëlqejnë! - mendon Luli dhe pa dashtje i shkojnë sytë ndër tullumbat e veta, nëpër të cilat shifen fare mirë të pesë gishtat e kambëve të zbathuna. Nga kurreshta i afrohet nji shokut që ka çizmet ma të reja. Ulet dhe shef në lustrin e çizmes kambët e veta të zbathuna - aq shumë shkëlqejshin çizmet!!! Mbasi shoku me çizme fluturoi, Luli ngadalë shkoi te caku i vet, në diell, t'i ngrohi kambët. - Por kur s'ka diell, si ia ban i shkreti Lul? Ndoshta ia bajnë hallin apostujt e mëshirës dhe të dashunis... Noshta, ndoshta... Nganjiher i afrohet mësuesi Lulit. Dhe kur Luli e ka ftyrën e dlirë dhe pa puça, mësuesi ia ledhaton faqet, gushën, e Luli i afrohet, ja merr dorën, e shikon me sy pëllumbi, dhe kishte me dashtë t'i falë diçka mësuesit. Por vjollca nuk ka. Veç në i faltë tollumbat e veta, që kanë hapun gojën si me dashtë me e hanger mësuesin. Po, po, tollumbat e Lulit të vocërr kanë me e hangër mësuesin.
Migjeni
Ka disa pseudoepoka paqeje, gjate te cilave edhe veprimet me te mira na duken te dyshimta dhe na ngjallin nje mosbesim te fshehte, ku edhe vete meshira na duket si shtazeri. Nga ana tjeter, ka periudha gjate te cilave imoraliteti i paskrupullt, gabimet, padrejtesite, vesi dhe krimi formojne sfondin e nje tabele sublime, ngazellyese, dhe sherbejne vetem per t'i dhene asaj nje vule vertetesie. Sa me te erreta jane njollat, aq me te ndritshme duken vendet e ndricuara.
Herman Grimm (Michelangelo)
Vetvrasja e trumcakut Trumcaku vuente nga melankolia. U lind në një vend me të vërtetë të shkretë. Në vend të barit bijshin qime e derrit e në vend të pemve - brinat e një shtazës parahistorike. Dhe në kët natyrë - e cila nuk mund të quhet natyrë - kush mos të bahet melankolik? Dihet se një trumcaku s'i duhet shumë për jetë, por natyra, e cila nuk ishte natyrë, s'i epte as aq. Mos pyetni si e tek u gjet trumcaku n'at vend, dhe si e tek u gjet njeriu në kët pike kozmike; nuk dijmë shumë. Hipoteza dhe andrra. Miliona vjetësh dhe një fjalë goje, si për shembull: "…të bahet dritë! Dhe drita u ba!" - A shifni? Një fjalë magjike! Hokus-pokus! Sa bukur! Dhe unë thash: të bindet trumcaku në një vend ku në vend të barit bijnë qimet e derrit e në vend të pemve - brinat e një shtazës parahistorike. Njëherë trumcaku qëndroi mbi një brenë. U mërzit të shikojë qimet e derrit, u mërzit të fluturojë prej brenës mbi brenë. Nga mërzia dhe idhnimi mbylli syt. Ra në pikllim melankolik. Njeriu me temperament melankolik asht inteligjent. E inteligjenca në kuptim ma të hapët të fjalës, pakkuj i solli qetsi dhe të mire. Dhe trumcaku, në majë të brenës e në kulm të melankolis, vendosi të vritet. Plot ironi filozofike shikonte rreth përqark vetes e vendimi i patundun mirfilli pasqyrohej ndër syt e tij të dëshpruem. Cicrroi një here, cicrroi dy here; cicrroi tri here. Mandej një crrrr e gjatë e plot mallëngjim ishte porosia e tij e fundit. Testamenti i dhimave të tij. Dhe, pa u dhanë krahve, këcej prej brenës… ra mbi një qime të derrit, të gjatë e të mprehtë si thika, dhe u ngul mbi të. Trumcaku i ngulun mbi një qime të derrit. Me krahët dhe puplat e tij lonte era dhe e sjellte rreth qimes, si sillet dhe gjeli metalik në majë t'oxhaqeve tona. Atbotë frynte veka janë këto kapërcime logjike! Ka me bërtitë ndokush. Po, lexues i dashtun e jo i cekët. Po! A pak po kemi kapërcime logjike, morale dhe dogmatike në botën tone reale? Pse po zemrohe dhe po don me më gjykue për disa kapërcime logjike askuj damsjellje?
Migjeni
Rolf Ekeus came round to my apartment one day and showed me the name of the Iraqi diplomat who had visited the little West African country of Niger: a statelet famous only for its production of yellowcake uranium. The name was Wissam Zahawi. He was the brother of my louche gay part-Kurdish friend, the by-now late Mazen. He was also, or had been at the time of his trip to Niger, Saddam Hussein's ambassador to the Vatican. I expressed incomprehension. What was an envoy to the Holy See doing in Niger? Obviously he was not taking a vacation. Rolf then explained two things to me. The first was that Wissam Zahawi had, when Rolf was at the United Nations, been one of Saddam Hussein's chief envoys for discussions on nuclear matters (this at a time when the Iraqis had functioning reactors). The second was that, during the period of sanctions that followed the Kuwait war, no Western European country had full diplomatic relations with Baghdad. TheVatican was the sole exception, so it was sent a very senior Iraqi envoy to act as a listening post. And this man, a specialist in nuclear matters, had made a discreet side trip to Niger. This was to suggest exactly what most right-thinking people were convinced was not the case: namely that British intelligence was on to something when it said that Saddam had not ceased seeking nuclear materials in Africa. I published a few columns on this, drawing at one point an angry email from Ambassador Zahawi that very satisfyingly blustered and bluffed on what he'd really been up to. I also received—this is what sometimes makes journalism worthwhile—a letter from a BBC correspondent named Gordon Correa who had been writing a book about A.Q. Khan. This was the Pakistani proprietor of the nuclear black market that had supplied fissile material to Libya, North Korea, very probably to Syria, and was open for business with any member of the 'rogue states' club. (Saddam's people, we already knew for sure, had been meeting North Korean missile salesmen in Damascus until just before the invasion, when Kim Jong Il's mercenary bargainers took fright and went home.) It turned out, said the highly interested Mr. Correa, that his man Khan had also been in Niger, and at about the same time that Zahawi had. The likelihood of the senior Iraqi diplomat in Europe and the senior Pakistani nuclear black-marketeer both choosing an off-season holiday in chic little uranium-rich Niger… well, you have to admit that it makes an affecting picture. But you must be ready to credit something as ridiculous as that if your touching belief is that Saddam Hussein was already 'contained,' and that Mr. Bush and Mr. Blair were acting on panic reports, fabricated in turn by self-interested provocateurs.
Christopher Hitchens (Hitch 22: A Memoir)
Hablan todo el rato de la igualdad, pero a mí bastantes veces me gustaría ser tío, y al revés no pasa tanto. No lo digo por el sexo. Yo querría ser tío pero no para enrollarme con Vera, eso puedo hacerlo ya. Si lo piensas, es hasta increíble que haya que hacer leyes, es alucinante que en otrs época no nos dejaran estudiar o ser ingenieras. Pero es que hay historias que no están en las leyes, no sé cómo decirlo: me refiero a lo que te pides, ¿sabes? Los tíos se pidieron cosas como consolar o defender y luego se quedaron con esas cosas cosas. ¿Por qué no puede pedírselas cualquier persona, sea lo que sea, según su ánimo o según lo que le haya pasado? Muchos días prefiero consolar y no que me consuelen, defender y no que me defienda. Prefiero salir en vez de quedarme esperando aq ue vuelva alguien. Y aunque ya no siempre sea así, aunque a veces mi madre se vaya de viaje y sea mi padre quien va a buscarla, no sé, es que los chicos se han pasado la vida viéndose en todas partes como los que llevan el barco. He oído a pocos que digan: me encantaría quedarme aquí y que vinieran a salvarme. No se trata de se valiente. A lo mejor es incluso al revés. Porque lo que da másmiedo es estar esperando y no poder hacer nada. Da mucho más miedo eso que salir a matar dragones.
Belén Gopegui (Deseo de ser punk)
Pastroj zërin, ul kokën për t'u treguar akoma më qartë që për mua opinioni i tyre është komplet i panevojshëm dhe lexoj. - Ju lutem, më lejoni të prezantoj veten time. Nëse historia na ka mësuar diçka kjo është që... e harrova çfarë. Po ja, ideja ishte që me të rinjtë mund të ndryshosh situatën, të shpëtosh shtetin, të ngresh kombin, të formosh kombëtare të fortë fizikisht, aq sa të paktën të marrim ndonjë barazim. Bo, bo, i tmerrshëm jam, edhe i fortë, edhe humorist, edhe idealist. Më shikoni e lini sytë, se jam i riu shqiptar. Jam e ardhmja, përuluni, më nderoni, më masakroni, po vij. Ah, po, jam shumë evropian, jam i majtë, po më punon babi në një firmë private dhe ndonjëherë bëhem i djathtë. Copë-copë i kam duart, brohoras sa andej-këtej se na thanë që do të na japin fushë për të luajtur futboll. Jam shumë i pavarur, shumë "indipendent", po këto kohët e fundit, çoç varem pak, se e pashë që s'ma varte njeri ashtu. Po jam edhe shumë i zgjuar, jam diplomuar jashtë, por këta s'më bëjnë kryeministër edhe pse unë jam i zgjuar se kam mbaruar shkollën jashtë. S'më votojnë këta derra. Unë jam edhe vegjetarian se ashtu më kanë mësuar dhe respektoj naturën. Unë u thashë do të vij më datë 27, ma bëni gati një karrige aty, se jam shumë i zgjuar, por këta s'marrin vesh. Ndonjëherë më marrin me vete, çajmë tunele, çajmë male, ndërtojmë hidrocentrale, jam aq i ri sa nuk rri më ulur në kafene, rri në këmbë e kënaqem se në mitingje është plot me të rinj si puna ime. Po unë jam shumë i turpshëm e u them: "Ore jam i mirë unë. Do bëj revolucion unë. S'e sheh që kam veshur edhe bluzë me atë meksikanin, Çenë, edhe pse familja ime thotë: "Jo", po ku marrin vesh ata." Erdha këtu dje, pardje; takova Çimin, i thashë: "O Çimo, do i lujmë fenë lal, revolucion do bëjmë!". "Mirë", tha Çimi; e bëra kryeministër provizor të qeverisë provizore dhe dolëm në rrugë të gjithë bashkë, pastaj shkuam në shtëpi veç e veç. Po Çimin do e heq nga puna, se dje s'më dha cigare dreqi, unë i kisha mbaruar, nga shoqëria kishin mbaruar fondet, ngela thatë...
Darien Levani (Poetët bëjnë dashuri ndryshe)
Personazhet e Kafkës na trubullojnë edhe sot e kësaj dite, ngaqë ata janë siç kemi qenë ne dikur, heronj të dorëzuar. Brenga jonë si lexues rritet edhe më, teksa mëvetësohemi e ndjejmë se, edhe si personazhë, jemi përshkruar krejt tjetër: ngrirë si njerëz, rrëgjuar mendërisht, vyshkur ndjesisht, pa reagime. Nuk na shfaqën si qenie njerëzore, dhe kurrë krijesa fiziologjike. Problemet tona, hallet si heronj të asaj letërsie, thjesht të qenieve politike, zgjidhjet e tyre një herë e mirë të parashikueshme. Ekonomi letrare e planifikuar. Aq sa sot dyshojmë nëse vërtetë kemi qenë. A quhet art letërsia që i vidhej njeriut. Më thua dot, a mund të ketë letërsi në Korenë e Veriut sot?!
Faruk Myrtaj (Atdhe tjetër)
Nuk më mungon më si më parë Nuk qaj kohë e pa kohë… Nuk më mbushen sytë me të zënë në gojë emrin tënd As kalendarin e mosardhjeve s’ta mbaj. Jam pak i lodhur… Pak i thyer… Më ndoti një grimëz mungesa jote! S’u mësova dot si mund të bëhem mirë, Vetëm i arnova ca “mirë jam”-a në majë gjuhe. Jam i shqetësuar se po të harroj, Frikësohem kur e shtrydh mijëra herë kujtesën Dhe prapë fytyra jote s’më bie ndërmend. Tanimë nuk të pres. Madje s’dua të vish. As që dua t’ia di se si je. Hera-herës më kujtohesh. Aq më bën, them. Sikur s’më mjaftojnë brengat e mia. Aq më bën! Mbase po mësohem me mungesën tënde? Mos ndoshta po heq dorë përfundimisht prej teje? Jam i shqetësuar në të vërtetë. Po nëse dashuroj një tjetër? Besomë, atëherë s’kam për të ta falur në jetë të jetëve.
Ozdemir Asaf
Çfarë je ti?" Asgjë. Kjo është përgjigja. Asgjë. Në zemër të zemrave, asgjë! Kështu që natyrisht nuk e duron këtë dhe do të jesh Diçka dhe përpiqesh. Po në vend të jetë ky Diçka, njeriu kërkon të përfitojë me mashtrim nga gjithsecili. Nuk mund të jesh aq i ngurtë me vetveten. Ti do pak. Sikur të jesh një qen - (Gërshëra) - apo sikur jep ca pare për një udhëtim bamirësie. Tani, kjo s'është dashuri, apo jo? Çfarë është? Vetkënaqësi e pastër dhe e thjeshtë. Kjo është mënyra të duash shpirtin synues. Vanitet. Vetëm vaniteti është kështu. Dhe kontrolli shoqëror. Interesi i shpirtit synues është i njëjtë me interesin e jetës shoqërore, mekanizmin e shoqërisë. Kjo është tragjedia e jetës njerëzore. Është e tmerrshme! Nuk je i lirë. Tradhëtari yt është brenda teje dhe të tradhëton. Ti duhet t'i bindesh atij si një skllav. Ai të shtyn të punosh si kalë. Dhe përse? Për çfarë?
Saul Bellow (Seize the Day)
U rrita nënoke... dhe kam filluar të të ngjaj gjithnjë e më shumë... Tashmë zgjohem herët... dhe flej para të gjithëve... Trafiku ka filluar të më mbysë... e fjalët më lodhin... U rrita nënokja ime dhe kam filluar të pij më shumë çaj... më pëlqejnë barishtet... dhe aroma e qelibarit... U rrita nënoke dhe gjithçka e lexoj vetëm... qaj në heshtje vetëm... dhe përmallem krejt vetëm... U rrita nënokja ime, të gjithë largohen... dhe miqtë janë pakësuar shumë... Më pëlqen më shumë qetësia, e imagjinon dot...? kurse zhurmat m’i shterojnë energjitë... U rrita nënoke dhe s’e shijoj qëndrimin natën vonë... dhe krejt si ti, tashmë është deti ai që më fal qetësi... bota është bërë kaq e komplikuar... e thjeshtësia gjithnjë e më e vështirë... Sot, njerëzit u ngjajnë më shumë kukullave... e unë nuk di të luaj më... Jeta nuk është siç më pate thënë... plot ngjyra... kurse udhët, kryesisht, gumëzhijnë nga njerëzit e shumtë... të gjithëve, nënoke, u rëndojnë halle mbi supe... Gjithnjë e më shumë, nënoke, më merr malli për veten... Kam mall për thjeshtësinë e atyre ditëve në shtëpinë e gjyshit... Kam mall për atë kohë atje, kam mall për ty... Kam mall për veten time të vogël, si dikur... Kam mall për qortimin tënd spontan, të sinqertë, të butë dhe lotues... Tashmë është jeta që më qorton, nënoke... janë ditët e padrejta që kritikojnë... të gjithë ua hedhin fajin të gjithëve... Nuk ka më dashuri pa interes... dhe mirësjellja është shndërruar në një kompliment me kosto... U rrita nënoke dhe pashë që isha plakur... thinjat mi pushtuan flokët e mi të errët, të cilët i doje aq fort... e që dikur u thurrje këngë e luaje me to... U rrita shumë... e bota nuk është aq interesante sa mendoja... U rrita nënoke që ta kuptoj se unë jam ai vogëlushi jot, sado të rritem... dhe se përqafimi yt është e gjithë bota ime... Ah nënokja ime.
Nizar Qabbani
Vallja e Yjeve Yjtë-e ndezur si fingjill, Që vërtiten palë-palë, Prej mosgjëje zunë fill Plot me jetë-e mall të valë. Zunë fill me dashuri Që kur bota zu të ngjizet, Pa sikush për shok të ti Përvëlohet edhe ndizet. Ndizet ças edhe për ças, E si kurrë s'ka të shuar, Pa pushim i vete pas Me një sulm të llaftaruar. E si kurrë nuku mund Ylli yllin që t'a kapë Rrotull qiejve pa fund Venë-e-vinë-e-venë prapë... ....................................... ....................................... ....................................... ....................................... Do të venë fluturim Kudo janë-e kudo s'janë, Nëpër qjell që s'ka mbarim, As fillim, as fund, as anë. Kur mi të, kur nënë të, Kur me hire-e kur pa hire, Do përëajnë gjithënjë Hapësirë...shkretëtire... Ata ikin varg-e-varg Me një etje të pashuar: Sesà fellë-e sesà larg Shoq me shoq u pat larguar!... Kùsh j-u fali-aq dëshërim, Dh'aqë zjarr e aqë flakë, Dh'i gatoj me aq durim Yjtë-e lum e varfanjakë? Se do një, si për çudi, Ku prej syresh rreh të ftohet, Shoq i vet, nga mall'i ti, Më me zjarr zë përvëlohet... Dh'i vjen qark më me vërtik E me dhembje më të nxehtë, E si ik...si gjithë ik... E pushton me zjarr të vetë: Sa më pak e shmbëllen: Aq më shumë-e ndjek dëshira... Pa nga malli që s'e gjen, Dridhet gjithë hapësira. ...Kur po ja! Se që përtej Ndriten erërat nga pakë: Yll-i çdukur nëpër qiej Vetëtiu e mori flakë: J-a pat shtënë me një ças, Mun në mes në kraharuar, Shoq' i vet q'i sillej pàs Me një sulm të llaftaruar; Q'e kish flakën mun në gji, Q'e zhuritte dashurija, që çkëlqente me zili Rrotull rrezeve të tija. Yll i mjerë e yll i lum! Yll i lum e yll i mjerë! Sapo drita t'u përgjum, Sheh një shoq nëpër skëterë; Ay vin... e gjith vin..., Gjith më pranë... -e gjith më pranë...- Sesà ndrin e vetëtin!... Sesà ndjen një gas pa anë!... Sesa ndritesh përsëri! Sesì ndizesh përsëpari! Sesì djek me dashuri Posi yll margaritari!... Dashuri! Heu! Mall i ri! Dashuri! këng' e durimit! Ti liri! Ti robëri! Ti valim i shkrepëtimit!
Lasgush Poradeci
Po behen pothuaj tri jave nga shetitja e nje Majit, por bashke me keto po behen edhe tri jave nga pershendetja tallese dhe e fundit e Poles. Mendoj, mendoj dhe habitem me vete: A me te vertete me ka dashuruar Pola? Atehere cfare dreq eshte kjo dashuri rinie? Une po! Kam dashuri, d.m.th., gezohem kur gezohen te tjeret dhe deshperohem, kur deshperohen ata. Mirepo, kete fare gezimi e deshperimi e ndiej edhe per cdo njeri te larget, madje edhe per Polen e per te gjithe. . ., por asnje nuk dua te kem pa pa perpara. . . I dua, por malli s’me merr! E shoh njerine si njeri per t’u pare, por jo per t’u adhuruar. Njeriu, qe do te adhurohet — qe do te dashurohet, desha te them — prej te gjitheve a prej nje njeriu s’eshte lindur ende. . ., por as qe ka per t’u lindur ndonje i tille! Pra, po them te drejten, se une e doja dhe e dua me gjithe zemer Polen, por me nje dashuri familjare, ashtu si i dua dhe motrat e mia. Sa here qe ka rene puna per te kercyer dance me te a te fjalosesha per ndonje gje, gjithnje e nderoja si njeri, pa anuar mendja per keq. E them kete, sepse ta dashurosh tjetrin ose tjetren per nje pune shtazore, atehere humbet cdo qellim njerezor dhe pastaj eshte e kote te dashurosh! Por ja qe doli ne shesh: -Te dua! - me tha si pa gje te keqe. - Fort mire! Me do? Edhe une te dua! U mbarua puna. Mirpo: - Pse nuk me dorezohesh? Ja kete mister nuk mund ta zgjidh. Per te dashuruar si moter a si njeri e kam dashuruar, por per ta dashuruar si kafshe, as qe me ka shkuar mendja. Por Pola me paska dashur per burre te saj. . . per jeten e saj! Ne qofte se ishte ndonje tjeter ne vendin tim, kete gje do ta quante si dashuri rinie; mirepo une nuk e quaj, dhe as qe kam pse ta quaj ashtu. Po, mik, nuk e quaj: mbasi u njohem mire me Polen, ajo eshte sjelle me shume miqesi me mua, aq sa me se fundi pati guximin perpara familjes se saj te me jepte nje dhurate. Por kjo s’ka ndonje rendesi, mbasi dhurata nuk eshte gje tjeter, vecse nje shprehje adhurimi njerezor, nje pasterti zemre per njeri-tjetrin. Me vone miqesia u kthye jo ne dashuri familjare, por ne dashuri hice, ne dashuri te rreme, se brenda saj fshihej: “Te me dorrezohesh!”. Ajo e mendonte jeten, te ardhmen e saj te siguruar fare mire me mua; vec kesaj, nga qe jam i pashem dhe terheqes, ajo donte te mertohej me mua. Thurr e c’thur enderra lumturie, enderra martese. Shiko tani se ku qendronte dashuria e Poles: tek e ardhmja e saj: eshte i mire dhe nuk do vuaj: pra: ka dashuri! Kete “te me dorezohesh!”, e mbajti te mbyllur ne zemren e saj shume muaj, me shprese, se do t’ia thoja une me pare. Mirpo, kur pa, se s’ia varja veshin fare per kete pune, atehere u detyrua te ma thote vete kete gje. Por, fatkeqesi per te! - Pse nuk me dorezohesh? . . . - Pse nuk mund. . . pse kam tjeter! - Keto fjale te mia i rane si bombe. E po atehere? Atehere gjithe shpresa e saj e bukur u varros sa pa lindur dhe pastaj, duke mos ditur se si ta mbronte veten, filloi te qaje: qante zemra e saj me lejen e arsyes per lumturine e enderruar, qe i vdiq. Puna e saj eshte porsi nje vdekje. Kur vdes njeriu, qajme pse pa ate na cenohet disi rruga e jetes. Keshtu pra, Pola, nuk qau dashurine time, por kujtimin e lumturise se saj! Dhe me se fundi iku! Sikur te me dashuronte me te vertete, Pola, edhe kur ia tregova lajmin e fejeses, ajo duhej te me dashuronte ashtu sikurse e dua une, me gjithe qe jam i lidhur me Aferditen. Mirepo, ajo jo, me dashuronte deri sa e shihte se po shkonte mbare interesi i saj, por kur e pa se ai ngeci atehere ngeci dhe dashuria e saj.
Sterjo Spasse (Why?!(Pse?!))
Unë nuk jam ithtar i një arti tepër subjektiv. Poezia ime ka qenë për mua një mjet për të zotëruar vetveten. Ajo më jepte mundësinë të shikoja ku kalonte vija matanë së cilës falsiteti i tonit dëshmon falsitetin e qëndrimit dhe të bëja të gjitha përpjekjet për të mos e shkelur. Përvoja e viteve të luftës më mësoi se nuk është e udhës ta marrësh penën me qëllimin e vetëm për t’u komunikuar të tjerëve hidhërimin vetjak dhe sfilitjen e brendshme – sepse kjo është një lëndë e dobët, përftimi i së cilës kërkon aq pak mund sa që ky akt nuk të jep të drejtën e respektimit të vetvetes. Kushdo që ka parë të bëhet hi një qytet me një milion banorë dhe kilometra të tëra rrugësh të tij pa asnjë gjurmë jete, madje as edhe një mace, as edhe një qen pa zot, i kujton me ironi përshkrimet prej poetëve bashkëkohorë të ferrit të qyteteve të mëdha - në të vërtetë ferri i shpirtit të tyre. Wasteland i vërtetë është shumë më i tmerrshëm se ai imagjinari. Kush nuk ka jetuar mes tmerreve të luftës e të terrorit nuk e di sa e egër është revolta kundër vetvetes e atij që i ka parë ose ka marrë pjesë në to - ajo revoltë kundër moskokëçarjes dhe egoizmit të vet. Rrënimi dhe vuajtjet janë një shkollë ku farkëtohet sensi shoqëror,
Czesław Miłosz (The Captive Mind)
Uji që pikonte nga çatia, bënte një vrimë në rërën e oborrit. Dëgjohej: "pikë-pikë", e pastaj prapë "pikë" mbi një gjysmë flete dafine që e bënte të rrotullohej e të kërcente duke e shtyrë në të çarat e tullave. Sa kishte kaluar stuhia dhe tani, herë pas here, flladi tundte degët e shegës, duke bërë që prej tyre të hidhte mbi tokë një shi të dendur me ca pika të ndritshme që pastaj veniteshin. Pulat, të ngrysura dhe si të përgjumura, shkundnin herë pas here krahët dhe vinin vërdallë nëpër oborr, duke çukitur me nxitim për të kapur krimbat që kishte nxjerrë shiu nga toka. Me t'u çarë retë, dielli ndriçonte gurët, ylberizonte me të gjitha ngjyrat, pinte ujin e tokës, argëtohej me ajrin duke u dhënë shkëlqim gjetheve me të cilat luante ajri. - Ç'bën aq shumë në nevojtore, djalosh? - Asgjë, mama. - Po ndenje shumë aty, ka për të dalë ndonjë gjarpër e do të të kafshojë. - Po, mama. < <> <> - Të thashë që të dalësh nga banja, djalosh. - Mirë, mama, ja erdha. <> Ngriti sytë dhe pa të ëmën te dera. - Pse vonohesh kaq shumë? Ç'bën aty? - Po mendohem. - Pse këtu e gjete të mendohesh? Nuk të bën mirë të rrish kaq shumë në banjë. Veç kësaj, duhet të merresh me diçka. Pse nuk shkon te jot nunël për të shkoqur misër? - Mirë, mama. Ja, po shkoj. *
Juan Rulfo (Pedro Páramo)
Mbas tryezës Kështu ne të rinjve na kalon nata: Pranë tryezës meremer-falso, me gotë të plotë a boshe, me kujdes të madh ndejun (si e lyp dans-edukata), të ngrehun, të ngrimë, të stolisun e ftyrash të qindisun me pudër, karmin... jo? - por me përshtypje të mirë që na e sjell zojusha e bukur dhe me hir tu' na buzqeshë ambël, buzësh të kuqe si gjaku, nsa gjit' i majen, dridhen - ftyra kuqet, zbehet... e në secilin prej nesh në fund ka një shpresë këndedhet dhe na shtrëngon laku... - Qashtu ndejë, tu' e vrejtun, çojmë biseda të ndryshme serioze, t'urta, por ma shpesh të dyshueshme, me gjuhë të bukur, të zgjedhun, mbi ngjarje të ra flasim e prej një dëshirës pa mshirë të gjithë pëlsasim. Ngushllim! - se zonjusha na i din mirëi hallet, prandej aq me andje, bukur, kërcen vallet. Jonet muzikore derdhen, rrkaj derdhen, lëmojnë ata që në valle sjellen, në hare sjellen, lëmojnë tryezën, gotat, veshjet tona, ndjenjat e fantazis sonë, i hapen ylber-velat... Por befas, të njëjones së panjoftun tingllimi, së cilës asht te hyu i bukuris trillimi, krahnorët n'i përkdheli dhe n'i piskoi zemrat, gjatë korrizit të thennët zbresin fill te themr; - Qashtu vuejmë, dëfrejmë... Jetën adhurojmë, nsa drita shkëlqejnë zojushën shikojmë dhe n'andrrim vallzojmë... Rishtas, me plot dashje, vallet ndiqen, ndiqen Vash e djalë përputhen mbrend dy zemra digjen, por me u puthë - nuk puthen!
Migjeni
Njeriu jeton jo vetëm jetën e vet personale, por, me vetëdije apo pa vetëdije edhe atë të epokës dhe të bashkëkohësve të vet dhe, edhe në qoftë se do të ishte i prirur që bazat e përgjithshme dhe jashtëpërsonale të ekzistencës së tij t'i shihte si të dhëna në mënyrë të vetëkuptueshme, si edhe të ishte aq larg idesë për t'i kritikuar, siç ishte Hans Kastorpi shpirtmirë, do të ishte sidoqoftë gjithsesi e mundshme që ai t'i ndjente ashtu turbull mungesat dhe ndikimet e tyre në vetëndijimin e tij moral. Njeriut të veçantë mund t'i vegojnë para syve shumë qëllime, pikësynime, shpresa, perspektiva, prej të cilave ai merr shtysa për sforcime dhe veprimtari më të vrullshme, por kur jashtëpersonalja përreth tij, koha vetë, me gjithë përpjekjet e tij, u heq motivimin shpresave dhe perspektivave, në qoftë se ajo i shfaqet si e pashpresë, pa përspektivë dhe pyetjeve dhe pyetjeve të vëna, me apo pa vetëdije, por sidoqoftë të vëna në ndonjë mënyrë mbi kuptimin fundor, më tepër se personal, të të gjitha sforcimeve dhe veprimatarive, ajo u vë përballë një heshtje të shurdhër, kjo gjëndje e gjërave do të ushtronte një farë ndikimi paralizues qoftë edhe mbi karakteret më të mirëfilltë njerëzorë, ndikim i cili, përtej shpirtit dhe moralit, do të mund të shtrihej edhe mbi pjesën fizike dhe oraganike të individit. Për të qenë i gatshëm për një sforcim të madh, që sidoqoftë e kalon masën e atij të zakonshmit, pa qenë në gjëndje që t'i japë një përgjigje të kënaqshme pyetjes "përse"?, për këtë duhet ose një vetmi dhe pastërti morale që është e rrallë dhe e një natyre heroike, ose një vitalitet shumë i shëndoshë. Hans Kastorpi nuk e kishte as njërën, as tjetrën dhe nuk mund të ishte pra, veçse një i rëndomtë, ndonëse në një kuptim tepër pozitiv.
Thomas Mann (The Magic Mountain)
- Oh, Nastenjka, Nastenjka! Ju as që mund ta merrni me mend sa shumë po më ngazëlleni! Po më pajtoni me vetveten! Nuk kam për të menduar kurrë keq për veten, siç më ka ndodhur rëndomë më parë! Se ku i dihet, mua dhe brenga sfilitëse, që jam treguar armik i vetes, ndoshta do më daravitet! Se jo një herë ia kam nxitur vetes mendimin që jeta e jetuar ka qenë mëkatare dhe deri kriminale. Dhe mos pandehni që po i zmadhoj gjërat. Kam kaluar e jo pak çaste trishtimi të pangushëllueshëm!... Më ka rënduar si plumb në zemër vetëdija e pazotësisë për të jetuar me të tashmen, me realen; e kam katandisur veten deri në atë farë feje, sa e kam mallkuar fatin tim, e kam sikterisur veten... Se mua, Nastenjka, ja se ç'më ka ndodhur pas netëve të kaluar me fantazime: jam kthyer në realitet, ku gjërat shihen esëll. Gjendje e padurueshme! Sheh tollovinë njerëzore, sheh dhe dëgjon si pulson jeta, vë re që dhe jeta e të tjerëve nuk është e përsosur, e jetojnë ashtu si u vjen, kapen fort pas çdo të mire që kjo u ofron, e përballojnë, kur ju shtie me shkelma, vë re që përtërihen e mëkëmben pas fatkeqsive, deri dhe rilinden; habitesh që asnjë minutë e jetës nuk ngjason me të mëparshmet, ndërkohë që fantazimet janë mërzindjellëse në monotoninë e tyre, janë frikamane para pengesave, skllave të vegimeve dhe të hijeve, të ideve dhe të hamendjeve të nxehta, ato janë skllave të resë, që e mbulon befas diellin dhe e mbush me pikëllim zemrën e vërtetë petërburgase, e cila, ngaqë e çmon aq shumë ndaj dhe drithërohet po aq shumë, kur e sheh t'i fshihet. Se fantazia në pikëllim ngjizet e harbon! Mirëpo vjen një çast që e ndien si venitet, si kapitet e deri vdiret në tendosjen e saj të pandërprerë, pa të cilën s'ka si bën, e sheh këtë dhe bindesh që fantazimet nuk janë të pashtershme, pale që edhe vetë ti zë e burrërohesh, i braktis ëndërrimet dhe përsiatjet e dikurshme... Vjen një çast, që fantazia bëhet copë e çikë dhe, në mos paç tjetër jetë, s'ke nga ia mban, do s'do detyrohesh dhe sajon nga rrënojat, bashkon mbeturinat e së parës. E pra, shpirti të do një të re! Ëndërrimtari i gjorë më kot zë e rrëmon në hirin e fantazisë së shkrumuar, për të gjetur aty ndonjë kongjill të ndezur, që t'i fryjë e t'i fryjë, me shpresën mos ndizet zjarri i ri, ku të ngrohë zemrën e kallkanosur, dhe të rimëkëmbë atë që dikur ishte aq hamngjitëse dhe joshëse, që ia rrëmbente shpirtin dhe ia vlonte gjakun, ia rrëmbushte sytë, duke e mashtruar me aq marifet! Dhe e dini, Nastenjka, sa keq u katandisa? S'më mbeti tjetër veç të festoja përvjetorin e ndijimeve të para fantastike, të atyre që pandehja se i pata përjetuar, kurse në vërtetë nuk i pata përjetuar, sepse edhe vetë përvjetori si i tillë imagjinar ishte, pjellë fantazie qe. Iu drejtova përkujtimit, ngaqë më mungonin fantazi të reja, nuk kisha nga i shtrydhja! Se ëndërrimet shtrydhen, Nastenjka! Ma kishte fort ënda të vizitoja ato vende, që lidheshin me lumturinë time të dikurshme, ta përshtasja të tashmen në përputhje me të atëhershmen. U ënda në ato rrugë të zymta pa ndonjë synim apo qëllim real, të përcaktuar, u sorollata sa desha nëpër Petërburgun aspak gazmor dhe kujtova e kujtova sa u enjta të përjetuarat asohere. Shihja me sytë e mendjes si ecja i vetmuar në po atë trotuar, si më mbyste pikëllimi dhe angështia, i rënduar nga ato fantazime aq të lemerishme. Nuk them se atëherë isha në gjendje më të mirë shpirterore, ama më i qetë se tani isha. Atëherë jetohej më këndshëm, s'i kisha tërë ato mendime të zeza për të cilët sapo ju fola, por as këtë vrasje ndërgjegje që po provoj tani. Endesha në atë përvjetor dhe thosha me vetë: "Sa shpejt që fluturojnë vitet!" dhe pas gjithë kësaj, përsëri ajo pyetja brengë: "Po ti ç'je duke bërë, ndërkohe që vitet fluturojne? A po e jeton jetën? Se vitet ikin e shkojnë dhe të troket pleqeria, bashkë me të dhe pafuqia, po edhe lloj-lloj mënxyrash! Se bota e fantazisë një ditë prej ditësh do të vdiret, ëndërrimet do shuhen e fashiten, do bien në tokë si gjethet në vjeshtë!..." O Nastenjka! Sa
Fyodor Dostoevsky (White Nights)
Unë mendoj kështu: kur qesh një njeri, nuk shihet dot me sy! Se të qeshurit ia bën më të theksuar vulgaritetin njeriut, i theksohet diçka poshtëruese, ndonëse vetë personi as që dyshon ndonjëherë për këtë. Se as këtë s’e dimë: çfarë shpreh fytyra jonë kur flemë? Dikujt i shpreh mençuri, një tjetri i shpreh banalitet, deri idiotësi, një i tretë kur fle, duket qesharak. Nuk di nga se vjen; ajo që desha të them është se si në rastin e parë, ashtu edhe në të dytin personi nuk di asgjë. Ka shumë që nuk dinë të qeshin, ndonëse këtu dija s’para hyn në punë; të qeshurit është dhunti, s’ke si e rregullon. Diçka edhe e arrin, duke i mposhtur brenda vetes instinktet e këqija, por fare pak. Shumëkush e tregon veten si në pëllëmbë të dorës kur qesh. Kurse mua deri edhe e qeshura e mençur më është e pështirë. Them se kërkesa e parë për të qenë e qeshura ashtu si duhet, është të qenit i sinqertë. Po ku e gjen atë te njerëzit? Të qeshurit e sinqertë parashikon mposhtjen e ligësisë, po pse e lehtë është kjo? Ndaj dhe jo rrallë njerëzit qeshin me ligësi. Kur shoqërohet nga sinqeriteti dhe privohet nga ligësia, të qeshurit del i gëzueshëm, i ëmbël, por ku e gjen gëzimin dhe ëmbëlsinë ndër njerëzit? Se të qenit i gëzuar është tipari më i shquar i njeriut! Por ndodh edhe kështu: orvatesh dhe jo pak të zbërthesh një karakter dhe s’ia arrin dot, mjafton që njeriu të qeshë, dhe karakteri i tij të hapet si në pëllëmbë të dorës. Kuptohet, kur të qeshurit është i sinqertë. Njeriu di të qeshë me zemërmirësi vetëm atëherë, kur ka zhvillim ngjarjesh lumturuese. Nuk e kam fjalën për nivelin e zhvillimit mendor të njeriut, po flas për shpalosjen e karakterit të tij përmes të qeshurit, për tërësinë e vetive si njeri. As heshtja, as të qarët, as të folurit, as të emocionuarit nga veprimet fisnike të të tjerëve nuk arrijnë dot ta tregojnë njeriun aq sa e tregon të qeshurit. Qesh mirë, domethënë, është i mirë! Në iu rëntë në sy qoftë edhe një gram marrëzie në të qeshurit e tjetrit, dijeni, ky njeri s’e ka të theksuar dinjitetin vetjak. Qoftë edhe kjo: dikush prej natyre është tejet i komunikueshëm, por ju duket disi banal e deri i lëshuar në sjelljen me njerëzit, dijeni se është natyrë vulgare; në rast se ju bie në sy në sjelljen e tij diçka fisnike, dijeni se o shtiret, o e ka të huazuar nga të tjerët. Ky njeri me kalimin e kohës ka për të ndryshuar për keq! Një i tillë mund të kapet pas “të dobishmes”, por ciniken do ta flakë pa pikën e keqardhjes, ashtu si këmbejnë njëra – tjetrën edhe shkulmet rinore, frelëshuara të të qeshurit të tij të ngazëllyer.
Fyodor Dostoevsky (The Adolescent (Vintage Classics))
Ai kishte dëgjuar më parë avionët të bënin zhurmë të sforcuar po jo si kjo kërkëllitje e metalit rreth e rrotull tij, sikur perçinat po dilnin vendit si ca kopsa të jakave të modës së vjetër. Veç kësaj, krahët qenë shumë të hollë. Edhe në një ditë të qetë e blu, po t'i shihje ato të dridheshin do të thoshe: një çift fletësh hekuri, ja se ç'janë. - Viktor, po anohemi gjithnjë e më tepër... S'kam parë kurrë kaq keq. Asnjë koment. S'mund të mohohej ajo që dukej. Avioni hidhej poshtë e lart si një kartë bixhozi. - Në qoftë se rrëzohemi... - Do të jetë faji im. Unë të futa këtu. Qe një çast fluturimi i rrafshtë, pa lëkundje. Viktori u habit që ritmi i zemrës së tij nuk qe rritur. As nuk e mbajti frymën dhe as nuk u djersit kur avioni nisi të bjerë përsëri. - Ti sikur s'çan kokë dhe aq, - tha Katrina. - Sigurisht që çaj. - Dëgjo Viktor. Nëqoftë se vdekja është përpara çdo minute, nëqoftë se do të përfundojmë në ujë... Dua të të pyes të më thuash diçka. - Mos e fillo këtë Katrinë. - Është fare e thjeshtë. Dua thjesht ta thuash këtë... - Lëri këto budallallëqe, Katrina. Në një kohë të tillë si kjo, të më pyet. E çfarë? Për dashurinë? - Zemërimi e bëri zërin e tij të ngjante përsëri me një flaut. Goja iu zmadhua dhe mustaqet gjithashtu iu zgjeruan. Ai qe gati të fliste edhe më ashpër. Ajo e ndërpreu: - Mos u bëj kështu me mua tani, Viktor. Nëqoftë se ne do të biem, pse nuk do të doje ta thoje këtë?... - E kape këtë rast për të më përdredhur krahun. - Në se ne nuk e duam njëri-tjetrin, atëherë çfarë bëjmë ne? Pse ndodhemi këtu? - U ndodhëm se ti je një grua dhe unë jam një burrë, ja pse ndodhemi këtu. Ç'mendim të çuditshëm që kishte: ateistët pranojnë ritin absolut. Gruaja këmbëngul dhe burri që po vdes, tund kokën. Pse jo? Pas pak, ata ndjenë ngritjen e kontrolluar të avionit. Ai kishte gjetur përsëri një shtresë të butë ajri dhe po fluturonte qetësisht. Ende në ankth, Katrina nisi të mendojë rreth atyre ç'i kishte shtënë në kokë fortuna. - Tani jemi mirë, - tha Viktori. Ajo ndjeu se ishte shumë më pak mirë se ç'kishte qenë ndonjëherë. O zot! Sa shumë humba, mendonte ajo. Dera e kabinës u hap dhe piloti i dytë tha: - Jeni mirë? Ishte rrugë e keqe. Por për një minutë jemi mbi Çikagon e jugut. - Një lumë fjalësh, një kërkëllitje e pakuptueshme erdhi nga kulla e kontrollit në Miduej. Viktori qe i qetë dhe dukej edhe me humor të mirë. Ç'vetëpërmbajtje kishte ai njeri! Dhe nuk t'i përmendte kundër teje, gjërat qesharake. E kishte shumë të mirë këtë gjë. Atje në spital, për shembull. Ai nuk mund të thoshte: "Të dua". Kjo do të qe shfajësim. Katrina vente e vinte nëpër fjalët e thënë nga ai e ajo, ndërsa avioni u afrua pranë tokës dhe u ul. I kishte mbetur mendja te të gjithë ato edhe kur i kaluan te helikopteri, nën fshikullimën e helikave. Vajzat e shërbimit aty, qenë të mësuara. Ato sikur thoshin: Mos u mërzit e dashur, dashuria do t'i zgjidhë problemet e tua. Bëje veten të meritueshme dhe do të dashurohesh. fq.126-128
Saul Bellow (Him With His Foot in His Mouth and Other Stories)
Kushtim Mëngjezi erdh, dhe hapi i tij i lehtë Ma ngriti gjumin që më kish në gji, Unë ika malit nga kasoll’ e qetë, Duke u endur me një shpirt të ri; Ma mbushe zemrën me dëfrim e jetë Lulja e vesuar gjithë njomështi; Një dritë hareje befas niste e ndrinte Përtërinte botën që të më përtërinte. Dhe si po ngjitesha nga lumi i dëlirë Pluskonte larg një mjegull pa pushim. Ajo më futi në një mugëtirë, Ma vrenjti rretheqark vështrimin tim; S’do ta shijoja pamjen aq me hirë, Ngaqë u mblodh një muzg, një turbullim; Pastaj prej resh u gjenda si i sulmuar, I vetëm e mes territ i mbuluar. Menj’herë dielli u duk të depërtojë, Në mjegull u ndërpa një qartësi. Këtej zu muzgu tatëpjetë të shkojë; Andej të ngjitë pyll e lartësi. Si desh ky syri im që ta vështrojë, Pas territ diellin, më me bukuri! Luftë e tejdukshme s’kishte përfunduar, Erdh një shkëlqim, dhe mbeta i verbuar. Nuk ta them emrin. Shumëkush mbi tokë Ta thotë shpesh, të quan si të tij, Sikush për shenjë ty të ka në kokë, Po drita jote i sjell vështirësi. Ah, kur gaboja, kisha shumë shokë, Sot që të njoh, jetoj krejt në vetmi; Se lumturinë e ndiej vetëm fare, S’ia shfaq asnjërit dritën magjistare. Ajo po qeshte, e tha: - Tani kupton Pse ta zbulova aq pak këtë pëlhurë! Sapo shikon që rëndë më s’gabon, Sapo më s’je çunak ti, si moskurrë, Dhe nuk përmbush detyrën posi burrë! Sa shquhesh ti ngado për ndonjë vlerë? Kupto, jeto në paqe me të tjerë! Më fal, bërtita, s’kisha keqmendim; T’i hap se koti sytë e mi përherë? Vullnet gazmor jeton në gjakun tim, E njoh dhuratën tënde plot me vlerë! Të tjerët do t’i mbush me atë bekim; Më s’do ta fsheh talentin asnjëherë! Kërkova rrugën aq me dashuri, Dhe mos t’ua them vëllezërve të mi? Dhe siç po flisja, qenia e mrekulluar Më pas me zemër dhe me mëshirim; Në sytë e saj sakaq para lexuar Çfarë kisha bërë drejt e çfarë gabim. Më qeshi, e ndjeva veten të shëruar, Për gaz të ri m’u ngrit mendimi im; Tani, pra, mundja, me besim pa anë, T’i qasesha, ta shihja më nga pranë. Ajo e zgjati dorën që ta kapë Të lehtë si dhe pahun avullor; Dhe duk’e prekur fillmëndafshtën napë Kjo shkriu, u zhduk rrethimi mjegullor. E shtija syrin mbi luginë prapë, Mund ta sodisja qiellin madhështor; Asaj i derdhej cipa m’e kulluar Rreth shtatit t’hijshëm duke valëzuar. - Të njoh, ta di çdo dobësi të kotë, T’i di të mirat që ti ke gjithnjë, - Më tha kështu, përjetë e ndiej si thotë, - Pra, merr ç’të taksa prej qëkuri: asgjë Nuk i mungon të lumturit në botë, Që merr këtë dhuratë që u përbë Me muzg mëngjesi e diell qartësie: Prej së vërtetës - cipë poezie. Kur ti dhe miqtë ndieni zagushi Në mes të ditës, hidheni në erë! Sakaq ju mvesh me ledha një freski, Një afsh e duf prej lulesh plot me erë, Pushon t’ju shqetësojë dheu i zi, Si shtrat i butë bëhet varri i mjerë, Qetohet vala e jetës së tërbuar Dhe dita e nara ndritin pa pushuar. Pra, eni shokë, kur duke rënduar Ngarkesë e jetës shumë ju mundon, Kur udhën tuaj fati i mrekulluar Me lule e pemë t’arta jua bekon, Drejt ditës s’ardhme shkojmë të bashkaur! Ajo në jetën vjen na lumturon Dhe nipërve, kur t’ikim përgjithmonë, Iu bëftë gaz kjo dashuria jonë! E përktheu: L. Poradeci (nga: J.V. Gëte, Vepra të zgjedhura 3 - Poezi, Botimet Rilindja, 1989)
Johann Wolfgang von Goethe
Kur njeriu eshte vetem nuk dihet kush eshte; mund te jete ky ketej, mund te jete ai andej, mund te jete edhe nje tjeter qe nuk e di se ku ka qene, ku eshte dhe ku mund te jete. Por qe nga koha qe me te bashkohet nje i dyte, ai e kupton kush eshte dhe kush eshte ajo tjetra dhe ku kerkojne te vene... Keshtu nga nje paqenesi dalin qeniet reale, qe pastaj te shuhen perseri ne nje qenesi po aq te kuptueshme sa ajo prej nga kishin dale.
Kasëm Trebeshina
A aq afër gjinden dashunija dhe urrejtja? Po të mos ishin, si mund të ndodhi kalimi i shpejtë dhe i menjëhershëm prej njenës te tjetra?
Rexhai Surroi (Besniku)
Të premtova se nuk do të dua më, por para vendimit të madh, u tuta. Të premtova se nuk do të kthehem, por u ktheva, se nuk do të vdes nga malli, por vdiqa. Të premtova shpesh dhe hoqa dorë po aq shpesh dhe s’më kujtohet që u dorëzova. Premtova shumëçka për veten, çfarë mund të thonë gazetat për këtë? Sigurisht, do shkruajnë që jam çmendur. Sigurisht, do shkruajnë që vrava veten. Të premtova, se do jem i brishtë… ashtu isha, të mos shkruaj poezi për sytë e tu, por shkrova. Premtova të mos… e mos… por kur zbulova idiotësinë time, qesha… Të premtova se do t’i injoroja flokët e tu kur të më kalonin pranë, por kur u tundën si nata e zezë mbi trotuar, bërtita… Të premtova… se do t’i injoroj sytë e tu, pavarësisht mallit, por kur i pashë plot yje, psherëtiva. Të premtova… se s’do të shkruaja asnjë letër dashurie, por shkela mbi veten, të shkrova. Të premtova se s’do jem më në asnjë vend ku do jesh ti, por kur dëgjova se je e ftuar për darkë, erdha edhe unë. Të premtova mos të të dua… Si? Ku? Dhe ç’ditë ishte kur të premtova? Gënjeva nga ndershmëria e madhe dhe lavdi Zotit që gënjeva! Të premtova… krejt i ftohtë, krejt i marrë, duke u vënë zjarrin të gjitha urave pas meje, me vete vendosa t’i vras të gjitha gratë, dhe ty të shpalla luftë, por kur ngrita armën kundër gjinjve të tu, u theva. Kur pashë dy duart e tua paqësore, dënesa… dhe premtova që nuk… që nuk… që nuk… por të gjitha premtimet e mia ishin tym, që e shpërndau era. Të premtova… se s’do të të telefonoj natën, se s’do të të mendoj edhe nëse sëmuresh, se nuk do bëhem merak për ty, nuk do të dërgoj trëndafila, e mos t’i puth dy duart e tua, por të telefonova netëve, pavarësisht premtimit, të dërgova trëndafila, kundër vendimit, t’i putha duart derisa u ngopa. Premtova që mos… që mos… e që mos… por, kur zbulova marrëzinë time, qesha. Të premtova… duke të masakruar pesëdhjetë herë, e kur pashë gjakun në teshat e mia, u sigurova që kisha masakruar veten, prandaj mos më merr seriozisht, sado të zemërohem… sido të reagoj, sado të marr flakë, kurdo të shuhem, gënjeja nga çiltërsia e madhe dhe lavdi Zotit që gënjeja! Të premtova se do t’i jap fund këtij muhabeti, por kur pashë lotët të të rrjedhin faqeve, u hutova… Kur pashë çantat përtokë, kuptova që ti nuk vritesh kaq lehtë, ti je atdheu, je fisi, je poema para krijimit, je shënimet, je shëtitorja, je fëmijëria, je kënga e këngëve, je psalmet, je ndriçuesja, ti je e dërguara. Të premtova… se do t’i fshija sytë nga fletorja e kujtimeve, pa e ditur që po fshija jetën time, pa e ditur që ti, pavarësisht sherrit të vogël, je unë dhe unë jam ti… Të premtova se nuk do të të dua, oh çfarë marrëzie, çfarë i bëra vetes? Gënjeva nga ndershmëria e madhe, lavdi Zotit që gënjeva! Të premtova… se s’do jem këtu pas pesë minutash, por… ku të shkoja? Rrugët janë të lara me shi, ku të hyj? Kafenetë gëlojnë nga tollovia, ku të lundroj vetëm? Ndërkohë që ti je deti, je varka dhe udhëtimi. A është e mundur, të pres edhe dhjetë minuta, sa të ndalet shiu? E sigurt, do iki, sapo të ikin retë, sapo të qetësohet era, përndryshe… do jem në zijafetin tënd, derisa të vijë mëngjesi. Të premtova… se s’do të dua, si të çmendurit, për herë të dytë, mos të të sulmoj, siç bëjnë harabelat, me pemën e lartë të mollës tënde, dhe mos t’i kreh flokët kur të flesh, o macja ime e shtrenjtë… Të premtova që s’do ta humbas pjesën e mbetur të mendjes, nëse bie mbi mua si një yll këmbëzbathur. Premtova ta përmbaj çmendurinë time, dhe më vjen mirë që akoma jam kaq ekstrem kur dashuroj, njëlloj siç isha herën e fundit. Të premtova… që s’do të kthehem, por u ktheva, që nuk do vdes nga malli, por vdiqa, dhe u ktheva me gjëra më shumë se vetja; ç’i bëra vetes? Gënjeja nga ndershmëria e madhe dhe lavdi Zotit që gënjeja!
Nizar Qabbani
Resilience is vital in today's times. Always remember, just because someone is resilient, and shows a strong face, in times of adversity, it doesn't mean that they don't feel hurt, or pain, from their life challenges.
Tony Dovale
1. L TYIGPWLM NRWQO NAAX TPLIY LN GHENT FRWPY W FLD DNLKWQO NRYMY. L PLBK NYQ KYLMD L FWBAF PLK AQ RYM UYB LNNLIXYB UK ZAMNLP DWIXQYDD. 2. HOG HOAGG OGTAK NP BNDDJHGAJD DTMGJSG QGAG QJTHTMS PNA OGA DJKH KTSO. HOGI YTY MNH DGJWG OGA KTYG PNA PGJA HOJH KOG QNXDY ZJVG J QTDD TM PJWNA NP HOG BNMWGMH LGDNMSTMS HN HOG HNQM. 3. BIN GAMF ZSQHK FNJB GAYNKB, GIN GNNQNX XSUAKD, HKX XNHBI HJJNHVNX BS SCNVGJVNHX CNVP DVHXRHYYP INV QRBN HKX YACAX EHMN. MHK'B PSR AQHDAKN BISGN BIVNN VNYHBASKG GNHBNX AK GAYNKMN BIVSRDI BIHB ZAKBNV QAXKADIB WNGAXN INV WNX?
Amy Gramour (Curiouser Cryptograms: The Keys to Curiosity (Curious Cryptograms Book 2))
1. L TYIGPWLM NRWQO NAAX TPLIY LN GHENT FRWPY W FLD DNLKWQO NRYMY. L PLBK NYQ KYLMD L FWBAF PLK AQ RYM UYB LNNLIXYB UK ZAMNLP DWIXQYDD. 2. HOG HOAGG OGTAK NP BNDDJHGAJD DTMGJSG QGAG QJTHTMS PNA OGA DJKH KTSO. HOGI YTY MNH DGJWG OGA KTYG PNA PGJA HOJH KOG QNXDY ZJVG J QTDD TM PJWNA NP HOG BNMWGMH LGDNMSTMS HN HOG HNQM.
Amy Gramour (Curiouser Cryptograms: The Keys to Curiosity (Curious Cryptograms Book 2))
Libri e fikson politikanin si në mermer dhe këtij libri mund t'i drejtohesh në çdo kohë dhe ta gjejsh lehtë, ndërsa shtypi e fikson politikanin si në akull, i cilli shkrin nan rrezet e diellit të ditës së nesërme, tuj u zëvendësu prej diçkaje të re po aq të paqëndrueshme.
Kastriot Myftaraj (Nacional-islamizmi Shqiptar Baleta & Feraj: profili dhe polemikë)
A.Q., Keyes remembered, stood for Asshole Quotient. Skip Wiley had a well-known theory that the quality of life declined in direct proportion to the Asshole Quotient. According to Wiley's reckoning, Miami had 134 total assholes per square mile, giving it the worst A.Q. in North America. In second place was Aspen, Colorado (101), with Malibu Beach, California, finishing third at 97.
Carl Hiaasen (Tourist Season)
snaver,c0m . Generally, a person is notable if t. Generally, a person is notable if t. Generally, a person is notable if t
가나다라마바다 aq11
naver,c0m hey have been the subject of publishehey have been the subject of publishehey have been the subject of publishe
가나다라마바다 aq14
The Americans don’t know about him?’ ‘Too dangerous. Either it would leak, or they’d be unable to resist killing any AQ figure he was with, and him too.
Alan Judd (Uncommon Enemy (Charles Thoroughgood 3))
The hobby is so diverse, with so many specialties, that I’ve never met a Ham who wasn’t eager to spend more time in the shack.
Dave Bell W6aq (World's Best Hobby)
Some terrorism analysts have seen the southern insurgency as an Islamic jihad that forms part of the broader network of AQ-linked extremism, with Islamic theology and religious aspirations (for shari’a law or an Islamic emirate) as a key motivator.73 This surface impression is reinforced by the facts that the violence is led by ustadz74 and other religious teachers, that the mosques and ponoh (Islamic schools) have a central role as recruiting and training bases, and that militants repeatedly state that they are fighting a legitimate defensive jihad against the encroachment of the kafir (infidel) Buddhist Thai government. Clearly, also, the AQ affiliate Jema’ah Islamiyah (JI) has used Thailand as a venue for key meetings, financial transfers, acquisition of forged documents,75 and money laundering and as a transit hub for operators.
David Kilcullen (The Accidental Guerrilla: Fighting Small Wars in the Midst of a Big One)
in Solution Most chemical reactions that occur on the earth’s surface, whether in living organisms or among inorganic substances, take place in aqueous solution. Chemical reactions carried out between substances in solution obey the requirements of stoichiometry discussed in Chapter 2, in the sense that the conservation laws embodied in balanced chemical equations are always in force. But here we must apply these requirements in a slightly different way. Instead of a conversion between masses and number of moles, using the molar mass as a conversion factor, the conversion is now between solution volumes and number of moles, with the concentration as the conversion factor. For instance, consider the reaction that is used commercially to prepare elemental bromine from its salts in solution: 2 Br � (aq) � Cl2(aq) 02 Cl � (aq) � Br2(aq) Suppose there is 50.0 mL of a 0.0600 M solution of NaBr. What volume of a 0.0500 M solution of Cl2 is needed to react completely with the Br � ? To answer this, find the number of moles of bromide ion present: 0.0500 L � (0.0600 mol L �1 ) � 3.00 � 10 �3 mol Br � Next, use the chemical conversion factor 1 mol of Cl2 per 2 mol of Br � to find moles Cl2 reacting � 3.00 � 10 �3 mol Br � a 1 mol Cl2 2 mol Br � b � 1.50 � 10 �3 mol Cl2 Finally, find the necessary volume of aqueous chlorine: 1.50 � 10 �3 mol � 3.00 � 10 �2 L solution 0.0500 mol L �1 The reaction requires 3.00 � 10 �2 L, or 30.0 mL, of the Cl2 solution.(In practice, an excess of Cl2 solution would be used to ensure more nearly complete conversion of the bromide ion to bromine. ) The chloride ion concentration after completion of the reaction might also be of interest. Because each mole of bromide ion that reacts gives 1 mol of chloride ion in the products, the number of moles of Cl � produced is 3.00 � 10 �3 mol. The final volume of the solution is 0.0800 L, so the final concentration of Cl � is [Cl � ] � 3.00 � 10 �3 mol � 0.0800 L 0.0375 M Square brackets around a chemical symbol signify the molarity of that species.
Anonymous
if you’re bored, you’re boring.
Dave Bell W6aq (World's Best Hobby)
Durimi Tashi me gas, tashi me lot, Tashi dhe nj'here, Duro durimin si per-mot E si perher. Mendo mendimin zemerak, Ndaj vjen te sjelle Sa leu e zjeu e shfreu me gjak Ne zemer felle; Sa pati shkrire aq embelsi Dyke kenduar, E vaj e zi e shkrumb e hi Te pambaruar; Dyke perflakur plot me gas, Plot afsh te ndritur, Nje mall te math qe me vjen pas, Kujtim-zhuritur; Vjen ku perplaset permi dhé, Ner ulerime, e greminuar si rrufe, Kjo jeta ime; Ku mban shtergaten me sa mund, Dhe kesaj radhe, E hapur krejt, gjer mu ne fund, Ah plag'e madhe; Fund e gjehene e ang i zi, Jete pas jete, Yll-dashuri! Hon-lemeri Qe mbaj me vete! Edhe mendoj mendim me lot, Me pervelime, Duroj durim te mbushur plot Me zemren t'ime.
Lasgush Poradeci
Ere trendeline Sesi m`ju lendon dashurija! Sesi m`ju lendon pa pushim! O lotet e syve te mija! O klithmez e tingellit t`im! Ju shoqe te kohës mitare… Mikesha…motricka…pa faj! Ju humbte ne mjegull perfare, Dh`u solla nder mend e po qaj! As flak` e shkendijes q`u shua, As syri qe nxihet e plas, Nuk lane-o ju vasha për mua Vurratat e erreta pas : Haj!flutur` e zeze me duar Një flutur secila prej jush Me la ne gishtrinj dyke shkuar Pluhurin qe ndrin posi prush… Sot cela pellemben e dores Q`u ciku gazmore dikur- Si pah verbimtar i debores Se-rish po me ndrin një pluhur… Përse nuk m`u shojte përherë Të hesht te pushoj për kurdo, Ti mall qe ner to pate lere Dh`u rite dh`u ndrite ner to! Ju shoh përtej mjegulles s`uaj E shpirtin prej jush e kam plot, Pa s`mund si t`a them, si t`a shuaj Ah!këngën e mbushur me lot. Se koti-u larguat menjane, Me vajtte me kot aq larg, Kur sumbulla lot qe me rane Si ruazat i shkova ne varg… Dh`i ndrita me syrin e fshehur… Dh`i vela me zërin mitar… Dh`i skuqa me buzen e dehur… Me shpuzen e flogut si ar… Oji!trendelin` e venitur Ju fali gjith eren e saj…- Pse rreh kaq me hov te cuditur, Haj!Zemera ime ti haj?... Ju lule q`u leu parevera, Dh`u cika me gas një mëngjes!... Se largu prej jush me ra era, E desha prej mallit te vdes.
Lasgush Poradeci
Syt’ e tu vetëtimtarët Syt’e tu, vetëtimtarët, i mbulon pluhur i zi. Syt’e tu vetëtimtarët ndezin yj mi vala detesh. Me vështrim të perënduar, kaq hirplotë ti më mbetesh Si t’i fshesh qipall’e rëndë të paçmuarat stoli. Kur i pash’oh! Në nat’helmi, hën’e largë-ish derdhur n’ar. Kur i pashë në nat’helmi, ar i derdhur m’u bëj zija: M’u bë gas ndaj fërfëllonte vgjeri-i shenjt’ hijen e tija: Mi shtrat fletë sapo shtruar...na shij qjelli zilitar... Syt’e tu- enigm’ e kohës; syt’ e tu-çudi pa çmim; Syt’e tu- çkëlqim gazmuar i skëterrës dhemshurishte. Kish durim yll’ i zhuritur, yll me zjarr durimi kishte, Që krijoj kaq dritë djelli, që mbaroj kaq dëshërim. Syt’e tu vetëtimtarët, sillen qark gjerakorisht. Syt’e tu vetëtimtarët ëndërojne-aq të qetuar. Ndaj shtron hijen vgjeri-i shentë kur i putha-i llaftaruar, Syt’e tu vetëtimtarët buzëqeshnë dhemshurisht.
Lasgush Poradeci
Shqiptarët nuk janë aq të prirur për fjalë të shumta. Autori francez, Hyacinthe Hecquard, i cili ka qenë konsull i Francës në Shkodër për shumë vjet, vë në dukje shkurtësinë me dinjitet të fjalimeve në kuvendet popullore. Megjithatë, kjo heshtje me dinjitet nuk është e dukshme për brezin më të ri të shqiptarëve që kanë studiuar në universitetet e Italisë, Francës, Austrisë dhe të vendeve të tjera.
Faik Konica
Maybe their whole army was just made up of players. Except Ator'aq, Olivia noticed. He had made the rounds in the bar, but he left alone, to the visible disappointment of pretty much every female in the bar and the relief of every male.
Calista Skye (Given To The Alien (Given To The Alien, #1))
Telegram is a secure, encrypted chat, audio, and file sharing program for mobile phones that quickly became the preferred ISIS communications application. In September 2015, ISIS added the ability to create channels, which changed the app from simply a secret messaging app to a massive hidden forum platform ripe with content from the world’s active terrorist organizations. Multitudes of groups post in channels that are outside the scrutiny of Google and other search engines. Yet if you sign in on the phone app or via Telegram’s website today, you’ll find not only ISIS, AQ, and other terrorist channels, but a wide range of conversations. The
Malcolm W. Nance (Hacking ISIS: How to Destroy the Cyber Jihad)
-E vogla ime, por ti je e pazëvendësueshme. E si mund të të zëvendësoj unë ty? Të zëvendësosh ty është një përpjekje kaq e trishtë saqë vetëm mendimi të lodh. Kaq e pafuqishme. Kaq dëshpëruese. Nuk mund të zëvendësosh një buzëqeshje që të ka mbushur me lumturi, shikimin tënd, frikërat, prekjen, lëkurën tënde, lotët, vuajtjet, pasiguritë, parfumin, ëndrrat, mendimet, shpirtin. Aq më pak puthjet, përqafimet dhe orët e vona. Nuk mund ta zëvendësoj dot dashurinë tënde, e aq më pak vendin që ti zë tek unë. Nuk mund t’i fshish kujtimet duke krijuar kujtime të reja. Mirë nga mendja, po nga zemra kush i heq?
Dëfrim Çeka (Jetë të humbura)
Bota më urren mua. Unë nuk e urrej botën. Nuk duan t´ia dinë Av,- i thashë unë, teksa më shihte në sy. Nuk iu intereson, më kupton? Madje edhe nëse vdes, nesër gjithçka do të vazhdojë po njësoj. Bota nuk do t´ia dijë, nuk ndalon. Edhe nëse qan, edhe nëse të dhemb diku, edhe nëse të thyejnë zemrën, edhe nëse të bëjnë padrejtësi, edhe nëse ndihesh vetëm, i pakuptuar, i padëgjuar, bota nuk do që t´ia dijë. Edhe nëse të ka vrarë dashuria, apo të mosndjerit asnjë dashuri, nesër kur dielli të lindë askush nuk do t´ia dijë. Dhe sa më shpejt ta kuptojmë këtë aq më mirë do të jetë, sepse nesër mund të jetë shumë vonë. Nesër është gjithmonë shumë vonë. Bota nuk do t´ia dijë nesër. Bota nuk do t´ia dijë as sot. Bota nuk ka ndjenja Av, bota nuk ka asnjë ndjenjë.
Dëfrim Çeka (Jetë të humbura)
Pritshmëritë e mia pozitive ishin fikur, kishin marrë fund. Rrjedhimisht, asgjë nuk më befasonte më. Mund ta ndihmosh dikë dhe ai të të ndihmojë ose jo, por gjithçka e ka një kufi. Gjithçka e ka një limit. Kuptova që disa sfida apo luftëra, njeriu duhet t’i përballojë i vetëm. Kuptova se të duan kur iu duhesh. Kuptova se sa më të ulta pritshmëritë aq më i lumtur do të isha. Kjo ishte e gjitha.
Dëfrim Çeka (Jetë të humbura)
-Mos u shqetëso, ndoshta e ardhmja do të jetë aq e bukur sa kur të shikosh pas do të kuptosh që gjithçka ia ka vlejtur. Zoti punon në mënyra të mistershme, besoi atij.
Dëfrim Çeka (Jetë të humbura)
Nuk isha i lumtur. Nuk isha i lumtur me veten dhe akoma më shumë me botën. Kudo që shkoja ishte vështirë të përshtatesha. Dukej sikur nuk isha krijuar për këtë botë dhe kjo botë nuk ishte krijuar për mua. Më dukej e vështirë mënyra sesi e gjitha kjo funksiononte, e gjithë bota, lidhjet, miqësitë, suksesi, humbjet, fitoret, ikjet, luftrat e brendshme, pothuajse çdo gjë. Nuk arrija dot ta kuptoja dhe sa më shumë përpiqesha aq më shumë gjërat nuk kishin kuptim. Ishte kaq e çuditshme. Realiteti ishte zhgënjyes. Nuk më pëlqente. Dhe doja vetëm të arratisesha, të shpëtoja, por nuk ishte e mundur. Kisha ngecur dhe ngado që vërtitesha nuk gjeja dot asnjë rrugëdalje. Nuk kishte asnjë vend ku mund të shkoja...
Dëfrim Çeka (Jetë të humbura)
Pritshmërit lëndojnë. Pritshmërit dhembin. Pritshmërit vrasin. Kjo është e gjitha, ato janë të rrezikshme. Madje, ndonjëherë të vjedhin lumturinë pak e nga pak. Ngadalë-ngadalë. Sa më pak të presësh nga të tjerët aq më i lumtur do jesh. Nëse mendon se dikush do të të shpëtojë, je ende në kohë të ndryshosh mendim. Askush nuk do ta bëjë këtë. Askush. Duhet ta bësh ti. Bjer në dashuri me vetveten, bëhu heroi i vetvetes.
Dëfrim Çeka (Jetë të humbura)
The Collapse of Society 21Look how the once faithful city has become as unfaithful as a prostitute! She who was once the “Center of Justice,” where righteousness made its home, is now the dwelling place of murderers!ap 22She was once like sterling silver, now only mixture; once so pure, now diluted like watered-down wine.aq 23Your rulers are rebellious and companions of crooks. They are self-centered racketeers who love a bribe and who chase after payoffs. They don’t defend the fatherless or consider the rights of a helpless widow. 24Therefore, here is what the Sovereign One decrees, the Lord God of Angel Armies, the Mighty One of Israel: “Ah,ar I will get relief from my adversaries and avenge myself on my foes!as 25I will bring my fiery hand upon you and burn you and purify you into something clean.”at God Promises Deliverers 26“I will restore deliverers as in former times and your wise counselors as at the beginning.au Only then will you be called the Righteous City and the Faithful City!”av 27Yes, Zion will be redeemed with justice and her repentant converts with righteousness.aw 28There will be a shattering of rebels and sinners together, and those who forsake the Lord will be consumed. 29You will reap shame from the idols you once delighted in and you will be humiliated by your cultic sacred groves,ax where you chose to worship. 30You will be like an oak tree with faded, fallen leaves and like a withered, waterless garden. 31The “powerful elite” will become like kindling and their evil deeds like sparks—both will burn together and no one will be able to put out the fire. a 1:1 Or “prophecy.
Brian Simmons (The Book of Isaiah: The Vision (The Passion Translation (TPT)))
Risku është edhe tek ajo që është vështirësia brenda vështirësive! Çdo gjë është e grumbulluar aq ngushtë sa përqendrimi i intelektit arrin në një nivel ku tejkalon demarkimet midis emrave të tillë teknikë. Uniteti i pamëshirshëm i industrisë së kulturës dëshmon për unitetin e dukshëm të politikës.
Dr Fatmir Terziu (Paritet (Albanian Edition))
Sa shume kohe i kam vjedhur gjumit per te kerkuar neper udhet me te erreta te kujteses! Por gjumi me rrembente para se te udhetoja aq sa te gjeja cfare digjesha te dija.
Barbara Quick
when they find out you have aq mental illness, they'll treat you like glass and anticipate you breaking at any given moment. they'll measure their words with a pinch of fear being careful not to overrun your tiny trembling cup of sanity.
K.Y. Robinson (The Chaos of Longing)
Before the flop, then, successful play in Hold’em is pretty darn easy using the top-ten-hands strategy. In general, you raise or reraise every time you have a top ten hand, and you fold the rest of your hands. The exceptions are: when a mouse makes a raise or reraise (two bets or three bets), a lion makes it three bets (a reraise), or an elephant makes it three bets (since it is out of the ordinary for the elephant ever to bet his own hand). In these cases, you might want to back off if your top ten hand is 9-9, 8-8, 7-7, or A-Q.
Phil Hellmuth (Play Poker Like the Pros: The greatest poker player in the world today reveals his million-dollar-winning strategies to the most popular tournament, home and online games (Harperresource Book))
Pink (AQ=86) Pink comes after Red.
Reza Negarestani (Cyclonopedia: Complicity with Anonymous Materials (Anomaly))
Ajo kishte kaluar aq pranë,sa ai arriti të ndiente flladin e aromës së saj dhe nëse ajo se vuri re, kjo ndodh jo sepse nuk kishte mundësi ta shihte, por ngaqë e kishte zakon të ecte me kokën lartë. I dukej aq e bukur, aq ngadhënjyese, aq ndryshe nga njerëzit e zakonshëm, saqë nuk e kuptonte se si askush tjetër nuk prekej si ai nga kënga prej kastanjetash që lëshonin takat e saj mbi kalldrëm, se si askujt tjetër nuk i çakërdisej zemra nga fërshfërimat e varefit të fustanit të saj, dhe si askush tjetër nuk çmendej si ai nga dashuria për fru-frunë e gërshetit të saj, për fluturimin e duarve dhe floririn e të qeshurës së saj!
Gabriel García Márquez (Love in the Time of Cholera)
- Vetëm mendimi, që gjallon në botë drejtësia dhe lumturia, më të mirëfillta se të mijat, ma mbush me shpresë e vlag zemrën, por edhe me lavdi! Se njeriu e ka të domosdoshme njohjen e lumturise së vet, duhet të besojë çdo çast që diku prehet e qetë lumturia për të gjithë... Ligji i madh i qënies njëri këtë dhe parashikon; përuljen e pafundme para të madhes. Po e privove njeriun nga e madhje e pamatë, ku s'ka për të jetuar dot më, do të vdesë nga deshperimi. E pamata dhe e pafundta po aq i nevojiten njeriut, sa dhe ky planet i dashur, në të cilin rron...
Fyodor Dostoevsky
I provova gjithandej forcat. Ju ma këshillat këtë "për të njohur vetveten". Tregova forca të pashtershme në këto sprova: në sytë tuaj durova shpullën e tët vëllai; pranova sy të gjithëve lidhjen martesore. Veç, zbatim të këtyre forcave nuk gjeta, as tani nuk po gjej, ndonëse pikësynimet m'i miratuat, kur ishim në Zvicër, dhe erdha i mbushur me gatishmëri. Si dhe më parë, orvatem të bëj punë të mira dhe me kënaqësi e bëj, por po aq i dëshiroj edhe të keqen dhe edhe këtu ndiej kënaqësi. Dhe, si dhe më parë, në çdo rast më mungon thellësia e ndjenjës, kurrë nuk ndiej shumë dëshirë, dhe, meqë dëshirat s'i kam të forta, ato s'kanë si m'i drejtojnë veprimet. Mbi një tra mund të dalësh matanë lumit, mbi një ashkël nuk del dot. Mos pandehni, pra, se jam duke shkuar në Uri i mbushur ploteperplot me shpresa. S'bëj me faj njeri. Provova laperdhite më të peshtira dhe i lashe aty forcat, por as i dua e as i kam lakmuar laperdhite. Jeni ju ajo, që më mirë se kushdo tjetër, ma njeh jetën që kam bërë. Po këtë e dini, që edhe kundershtaret i kam parë me urrejtje vetëm e vetëm ngaqë ua kisha zili shpresat që ushqenin! Veç, më kot trembeshin; s'kisha si të behesha shok me ta, se nuk më bashkonte asgjë me ta. Ashtu thjesht, vetëm sa për t'u tallur, jam lidhur me ta; nga inati për ta asgjë s'kam bërë, sepse më udheheqin zakone të njeriut për të qenë; më ndjell krupen bashkimi me ta. Veç, po të kisha me teperi ligesi e smire, mund edhe të bashkohesha me ta. Mund ta beja fare lehtë, por sa shumë më brejti mëdyshja!
Fyodor Dostoevsky (Demons)
Hapi veshët mirë dhe dëgjoje këtë që do të them, është ide e madhe: Një herë e një kohë mu në zemër të tokës qëndronin tre kryqe. Një besimtar fanatik i tha shoku të vet: "Sot ti do jesh me mua në parajse". Dita u shua, që të dy vdiqën, u nisën për rrugë, por as parajsë gjetën e as ringjallje nuk gjetën. Profecia këtij besimtari fanatik nuk i doli. E pra, ishte më i lartësuari i të gjithëve ky njëri, me i lartësuari i tokës ishte, ishte qenia, për të cilën edhe qe selitur toka. Se planeti mbarë, pa këtë njeri asnjë kuptim nuk mund si të kishte. Kurrë më parë, por edhe më pas planeti s'kishte parë të tillë njeriu, çudi e shkuar çudisë ishte! Të tillë njeriu kurrë nuk ka për të patur! Në qenka kështu, që ligjet e natyrës nuk e mëshirokan as një të tillë, as Mesinë e shfaqur në tokë, dhe e detyruan edhe këtë të rronte në mes të gënjeshtrës dhe të vdiste për gënjeshtrën, atëherë del që mbarë planeti qenka gënjeshtër, u mbaka në këmbë me gënjeshtër, vetëm e bëka që u tallka me njeriun në mënyrën më përçmuese. Pra, del që ligjet e planetit tonë janë të rreme, janë lodër e djallit! E përse u dashka jetuar atëherë? Përgjigjmu kësaj pyetje, ne qofsh njëri! - Kjo që po thoni është tjetër gjë. Për mendimin tim, në gjykim u përzien dy shkaqe. Veprimin tuaj kjo e bën të pashpresë. Po mirë, në qofshi ju Zot, atëherë si i bëhet? Në mbaroftë gënjeshtra dhe ju u bindet që shkatar i saj ishte Zoti i mëparshëm, atëherë si i bëhet? - E kuptove, më në fund! - thirri Kirillovi i entusiazmuar. - Pra, mund t'u kuptoka, në qoftë se një i tillë si ti arriti ta kuptonte! Pra, e kuptove, ku gjendet shpetimi i të gjithëve? Në vertetimin e drejtësise së këtij gjykimi gjendet! Po kush do t'ua vertetoje njerezve? Unë! S'arrij do ta kuptoj si mund ta dije deri më sot ateisti që nuk ka Zot, dhe të mos jetë i ndergjegjesuar, në të njëjtën kohë, që kështu vetë ai u bë Zot? E si të mos e vrase veten ky pas kësaj? Se të jesh i vetedijshem që Zot nuk ka dhe të mos jesh i ndergjegjshem, ndërkohë, që, me këtë, ti vetë u bërë Zot, ky është një absurditet; pas kësaj, s'ke nga ia mban, domosdo, do vesh dorë mbi veten. Veç, në qofsh i vetedijshem për këtë, ti vetë je mbret i gjithëfuqishem, veten ti s'ke pse e vret, ke për të rrojtur me breroren e lavdise mbi krye. Ama, s'ke ç'bën, më i pari i shpallur patjetër duhet të vrase veten, ndryshe, kush do ta vertetoje që kjo kështu është? Unë ndaj dhe do ta vras veten, pa një pa dy do ta vras, që të jem i pari që e vertetoj. Unë jam ende Zot padashje dhe jam fatkeq, sepse e kam për detyrë të shpalose vetevullnetin. Që të gjithë janë fatkeqe, ngaqë të gjithë kanë frikë ta shpalosin vetevullnetin. Njerëzit ndaj dhe janë aq fatkeqe, aq të varfer; ata kanë frikë ta shpallin thelbin e vetevullnetit, gjithepushtetin. Jam tmerresisht fatkeq, sepse jam tmerresisht i frikesuar. Frika është mallkim për njeriun... Kurse unë po e shpall vetëvullnetin, e kam për detyrë t'i bind të tjerët që nuk besoj. Jam unë që do ta nis e do ta bitis, që do hap i pari deren. Jam unë që do t'i shpëtoj njerëzit. Vetëm kështu shpetohen të gjithë, kurse brezi tjetër do të jetë i përterire fizikisht; në gjendjen e sotme fizike, sipas mendimit Tim, njeriu s'ka si rron pa Zotin e mëparshem. Kam tre vjet që e kërkoj thelbin e besimit Tim dhe ja, më në fund, e gjeta: thelbi i besimit Tim është Vetëvullneti! Këtu mund ta shfaq mosnenshtrimin dhe lirinë time të tmerrshme.
Fyodor Dostoevsky (Demons)
Malli rinuer Valët muzikore fluturojnë nga përndimi shkrepen e përtrihen për muret e dhomës seme, edhe mandej dridhen mbrenda në zemrën teme dhe zgjqjnë ndijesina që mblue ka hini. Ndijesitë e mia me valët muzikore shkëmbejnë puthje të nxehta posi dy dashnorë e pa mshirë shëgjeta më ther në krahnor edhe më merr malli përjetë ma gazmore. Malli rinuer përjetë ma shkumbuese flen pa fat në mue, një tingull pëmdimi asht ngushllim për mue kur më mshtjell mashtrimi me melankolinë e vet aq trishtuese. Tingujt miqëdashës, që në dhomën teme më falin rytmin e një dansit të largët, më kujtojnë përqafimin e çiftave të shkathët që sjellen hirshëm nëpër drrasa të gëdhenme.
Migjeni
Maja e celur Lulet lulezuan me te pare djelle kushedi c'duruan qe kur jane mbjelle: qe kur u perzyen me rer' e me uje, dhe u lagn' e u lyen pa buje e rremuje. Pa ze psheretimi, ze e vaj te kote, i ngurroj thellimi nene dhen' e ftohte. Edhe balt' e ndotur, edhe llum' i ndyre i patne perlotur me ngjyre e menxyre. Ato piperonin me nje sulm i qete dhe mbinin e shkonin qe perposh perpjete. Qe ngaj erresira- brenda ne dhe thelle- ndillnin krejt te lira driten edhe qjellte. Sa me rend' i mbante rrenj' e balt' e nxire dh' i terhiqte e s'i ndante per ne fundesire, dhe sa m'i padukur edhe sa m'i zjarrte ishte sulm' i bukur per ne qiejt' e larte, aq me lire e fshehur, dh' aq me me ngadale rritnin pa pandehur sulmin e pandale: Dhe ja, ndizet era mbi barishte e bime! Ja! qesh parevera neper ngasherime! Ja! sa lul' e qete celi gjine e saje, permbi dege e flete atje lart ne maje!
Lasgush Poradeci
Malli Syri i bukur qe t'u mvrenjt Syri yt qe me lendon Do me lere a von a shpejt, Do me lere a shpejt a von. Sapo shpirti m'u delir Shpirti im i nxire krejt Do me lere me pahir Syri i bukur qe t'u mvrenjt E do mbetem pernjemend Varfanjak si mbret pa fron: Mbreteresha qe me cmend Do me lere a shpejt a von Do me lere a von a shpejt, Do me lere a shpejt a von, Syri i bukur qe t'u mvrenjt Syri yt qe me lendon. Do me lere...A! por si Qofte ahere ose tani Do te qaj aq dashuri Qe do humb me mall te ti? Mua mendja s'm'a kupton, Mua syri s'ma veshtron, Po fillon edhe vajton, E kullon, kullon, kullon: Mall! o mall! qe vjen e shkon! Vjen e shkon e prape vjen, Mall qe len nga perendon: Len e vjen e zjen e bren: Malli mallin me s'e gjen...
Lasgush Poradeci