“
Duket sikur njerëzit janë të lodhur nga shkrimet për diktaturën dhe shpesh rrudhin buzët kur flitet për to, por shihni gjermanët. Ata jo vetëm shpallën listat e spiunëve pas rënies së murit për të shëndoshur shoqërinë e tyre me një shuplakë të fortë (se nuk është kollaj të shpallen publikisht kush e si janë denoncuar njerëzit), por ende vazhdimisht bëjnë letërsi apo kinematografi me temën e Luftës së Dytë ku ata ishin protagonistë në vrasje e gjenocid.
”
”